FMN: Merrni masa për klimën e 
biznesit, Ahmetaj: Kapërcyem krizën

FMN: Merrni masa për klimën e <br />biznesit, Ahmetaj: Kapërcyem krizën
Shqipëria ka shënuar hapa pozitivë në përmirësimin e financave publike dhe sektorin e energjisë, por nuk ka arritur rezultatet e duhura kur vjen fjala te klima e biznesit, reformimi i administratës fiskale dhe trajtimi i kredive me probleme. Në Konferencën e Katërt Financiare të organizuar nga Banka e Shqipërisë, përfaqësuesja e FMN në Shqipëri Anita Tuludhar tha se është me rëndësi kritike që Qeveria të adresojë problemin e klimës së biznesit dhe reformën në administrimin e taksave.
 
Në pikat e para, ku përfshihen financat publike e sektori energjetik, janë hedhur hapa por në pikat e tjera, ritmi i reformave nuk ka qenë ai i duhuri.
 
Është me rëndësi kritike që të ndërmerren më shumë masa për të përmirësuar konkurrueshmërinë, ashtu si dhe stimulimi i investimeve përmes përmirësimit të klimës së biznesit.
 
Puna jote është fokusuar te reformimi i administratës fiskale dhe procedurave fiskale.
 
I pranishëm në takim, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, bëri një përmbledhje të reformave të ndërmarra nga Qeveria që nga ardhja në pushtet. Ahmetaj theksoi se Shqipëria ka lënë tashmë zyrtarisht krizën, por se Qeveria është mëse e vetëdijshme për sfidat dhe risqet që janë përpara.
 
Do të thosha me krenari, se më në fund kemi lënë përfundimisht pas krizën, por pa harruar në asnjë moment risqet e sfidat që kemi përpara. Qëllimi ynë kryesor mbetet garantimi i një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, duke rritur produktivitetin dhe përmirësuar konkurrencën e lirë
 
Ministria e Ekonomisë Milva Ekonomi dhe Guvernatori Gent Sejko theksuan se Shqipëria e shmangu recesionin dhe po i drejtohet një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, e cila duhet shoqëruar me përmirësimin e klimës së biznesit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës