TIRANE - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes të nënshkruar më qeverinë shqiptare vitin e kaluar, duke i mundësuar kështu vendit tonë marrjen e kredisë me vlerë prej 53 milionë eurosh.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Financave sipas së cilës, miratimi nga ana e bordit të FMN-së është bërë më 20 shkurt të këtij viti, në kuadër të marrëveshjes mes palëve.
Sipas Ministrisë së Financave, vendimi i mësipërm vjen si rezultat i angazhimit të autoriteteve shqiptare për çuarjen përpara të reformave strukurore të rëndësishme në fusha si ajo taksave, e energjisë, e pensioneve, e shlyerjes së pagesave të prapambetura.
Po ashtu Ministria e Financave bën të ditur se politikat fiskale, të ndjekura për reduktimin e rreziqeve që vijnë nga niveli i lartë i borxhit publik, kanë krijuar premisa për një kuadër të favorshëm makroekonomik, që mundëson rigjenerimin e ekonomisë drejt normave më të larta të rritjes dhe punësimit.
Në nëntor të vitit të kaluar, përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi gjatë vizitës në Tiranë vlerësoi reformat e marra nga qeveria shqiptare duke theksuar se vendi ynë meriton këstin e radhës së kredisë prej 300 milionë eurosh.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.9%
-
Jo
19%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 1436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hodhi në erë automjetin e Preng Gjinit në 2020-ën, nipi i Kastriot Reçit informohej nga shefi i narkotikëve në Lezhë
18 Maj, 16:58
-
Zyrtare/ FK Ballkani kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi, Ilir Daja shkruan historinë në futboll
18 Maj, 16:58
-
Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit
18 Maj, 16:57
-
SPAK 'zbërthen' aleancat e grupeve kriminale/ Durim Bami u lidh me Leonard Dukën me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt
18 Maj, 16:55
-
Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat
18 Maj, 16:33
-
VIDEO/ Supergol në ndeshjen e lamtumirës, Marco Reus shënon në sfidën e fundit me Dortmund në Bundesligë
18 Maj, 16:31
-
SPAK 'zbërthen' planin/ Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka kërkonin vrasjen e Durim Bamit, në ndihmë iu shkoi dhe Shullazi nga paraburgimi
18 Maj, 16:30
-
Tradita vazhdon! Festivali Folklorik "Sofra Konispolate" mbahet në Konispol dhe mbledh dhjetëra artistë
18 Maj, 16:25
-
Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani
18 Maj, 16:17
-
Emigrantët shqiptarë protestë simbolike në Milano: Duam të votojmë në 2025! Protestë dhe në Hagë
18 Maj, 16:00
-
Lewandowski mbetet pa trofe, 'Topi i Artë' për vitin 2020 nuk do të jepet
18 Maj, 15:52
-
Drejtori i policisë Lezhë me shefin e trafiqeve drejtonin kultivimin e kabanisit, me Preng Gjinin organizonte lojërat e fatit! Report Tv siguron foton e Henerigert Mitri
18 Maj, 15:45