GREQI -  Në një raport me 31 faqe të titulluar "Vlerësimi i ndikimit të programit të rregullimit fiskal”, teknokratët e FMN-së vënë në dukje një sërë faktorësh, për shkak të të cilave nuk u konfirmuan parashikimet për Greqinë

Në raport shqyrtohen dinamizmi që zhvillohet përsa i përket zhvillimit (prodhimit) dhe borxhit.

Teknokratët e FMN kanë shqyrtuar disa skenare, duke marrë parasysh ritmin më të ulët të zhvillimit të ekonomisë nga 2% që ishte adaptuar gjatë programit në vitin 2010 dhe arritën në përfundimin se këto shpjegojnë edhe rënien që u konstatua në ekonominë greke.

Studimi përpiqet të tregojë se problemi nuk u shkaktua nga llogaritja e gabuar e ndikimit të masave shtrënguese në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por nga fakti se që prej vitit 2010 ishin mbivlerësuar perspektivat e ekonomisë greke, e cila ishte karakterizuar nga analistët e studimit, si "e mbyllur".

Sipas raportit, FMN-ja është duke u përpjekur të zvogëlojë përgjegjësitë e saj në lidhje me gabimet e bëra në Greqi, duke theksuar se programi është zbatuar me entuziazëm nga qeveria greke.

“Kishte rezistencë të madhe politike dhe sociale në zbatimin e programeve”, thekson FMN, edhe pse e pranon se në Greqi u miratuan shumë herët masa të ashpra fiskale, që siç shprehet, “e vranë ekonominë”.

Gabimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ecurinë e PBB grek mund të jetë për shkak të optimizmit rreth rritjes potenciale ekonomike dhe nga nënvlerësimi i ndikimit të recesionit shtrëngues, thuhet në raportin e FMN.

Teknokratët e FMN merren edhe me çështjen aktuale, e cila duhet të jetë shpërndarja kohore e masave të përshtatjes financiare në rastin e vendeve me borxhin më të lartë, të cilat gjenden ne recension. Klima duket se duhet të jetë pro përshtatjes së ngadalshme (back loaded path), pasi shumë shtete të cilat ndjekin programin e disiplinimit kanë rënë në një krizë edhe më të thellë ekonomike e sociale.

Teknokratët e FMN për herë të parë pranojnë faktin se administrimi i borxhit mundet të garantohet edhe me rishikimin e reformimin e tij.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)