NEW YORK - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pranuar se ka bërë gabime në paketën e parë financiare të shpëtimit që i është dhënë Greqisë. Lajmi është njoftuar nga gazeta Wall Street Journal që citon një dokument “rreptësisht konfidencial” të FMN-së. Në këtë dokument FMN-ja thotë se ka nënvleftësuar dëmin që do të shkaktonin masat shtrënguese në Greqi të cilat e kanë zhytur vendin në një recesion të thellë që prej 6 vitesh.
FMN-ja pranon se u shkelën rregullat, në mënyrë që vendi të mbushte 3 nga 4 kriteret e FMN për ndihmë financiare. Në këtë gazetë shkruhet se një numër i zyrtarëve të FMN-së, përfshirë edhe drejtoreshën Christine Lagarde, kanë përsëritur vazhdimisht se borxhi i Greqisë është "i qëndrueshëm", që ka gjasa të paguhet në kohë dhe i tërë.
Gjithmonë sipas gazetës, në këtë dokument thuhet se përfitimin më të madh nga programi grek i shpëtimit i vitit 2010 nuk e kishte Greqia, por në përgjithësi Eurozona. Më tej, FMN ngarkon me përgjegjësi partnerët europianë për vonesat që u bënë sa i përket marrjes së vendimeve në nivel qeverish.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com