FMN: Reforma në Gjyqësor, kyç
për tërheqjen e investimeve të huaja

FMN: Reforma në Gjyqësor, kyç<br />për tërheqjen e investimeve të huaja<br>
Reforma në Gjyqësor dhe reformat e tjera institucionale në Shqipëri, përfshirë ato të mirëqeverisjes janë element kyç për të forcuar besimin e sektorit privat, qoftë atij vendas ashtu dhe investitorëve të huaj. Ka deklaruar kështu zv.drejtori ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang, gjatë vizitës së tij dje në Tiranë. Duke shprehur, si gjithnjë ndërkombëtarët e tjerë, shqetësim për implementimin e kësaj reforme, kaq të rëndësishme për fatet e vendit.

“Ne kemi parë që rritja ekonomike është forcuar, por sërish ajo mbetet më e ulët se në vitet para krizës. Duke parë burimet e pasura dhe pozicionin e mirë gjeografik, Shqipëria ka mundësi për një rritje më të lartë ekonomike.

Ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë që kjo rritje të realizohet dhe kjo është një arsye më shumë për autoritetet që të mos rrinë duarkryq”, u shpreh zyrtari i lartë i FMN. Deklarimet e tij ndryshonin nga paraqitja më optimiste, që i bëri ecurisë së ekonomisë kreu i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Ministri tha se rritja ekonomike është thuajse katër herë më e madhe se në vitin 2013, ndërsa nëntëmujori 2017 u mbyll me rritje 3.9%. Pjesëmarrja në forcat e punës është rritur, ndërsa papunësia ka rënë, në linjë me synimin e qeverisë për të kapur nivele njëshifrore deri në fund të mandatit të dytë, u shpreh ai.

Sa i përket marrëveshjes Shqipëri-FMN, TaoZhang, theksoi se “programi trevjeçar me qeverinë shqiptare u mbyll me sukses dhe gjej rastin të lavdëroj qeverinë shqiptare për përmbushjen e objektivave kryesore të tij programi. Ky është një moment shumë i mire për ekonominë shqiptare, krahasuar me tre vite më parë” – tha ai. “FMN është e gatshme t’ju mbështesë në vazhdimësi, edhe përmes asistencës teknike, si dhe për minimizimin e risqeve potenciale. Ne mbështesim vendet tona anëtare që të kuptojnë kapacitetet e tyre reale dhe të rriten në mënyrë të balancuar, në përputhje me këto kapacitete” – tha zv. drejtori ekzekutiv i FMN.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore