FMN: Rimëkëmbja ekonomike po
përforcohet, Ahmetaj: Lajm i mirë

FMN: Rimëkëmbja ekonomike po<br />përforcohet, Ahmetaj: Lajm i mirë
Bordi i drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi rishikimin e tetë të marrëveshjes me qeverinë, duke i hapur rrugë disbursimit të këstit të radhës prej 35.9 milionë euro.

Për Ministrin e Financave Arben Ahmetaj ky është një lajm shumë i mirë për ekonominë shqiptare dhe një përgjigje për kukuvajkat që dëshirojnë skenarë të zinj për ekonominë.

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi sot rishikimin e tetë të programit me Qeverinë shqiptare duke konfirmuar edhe njëherë plotësimin e të gjithë kritereve të përformancës të vendosura në program.

“Rimëkëmbja ekonomike po përforcohet, e mbështetur nga investimet dhe konsumi. Një progres i mirë është bërë me axhendën e reformave strukturore. Inflacioni po rimëkëmbet nga nivelet e ulëta të fillim-vitit ndërsa strategjia e qeverisë për zgjerimin e bazës së taksapaguesve, rritja e pajtueshmërisë së publikut për pagimin e taksave dhe përmirësimi i administratës do të ndihmojnë në uljen e nivelit të borxhit duke krijuar edhe më shumë hapësirë për shpenzime publike produktive” – thuhet në deklaratën e FMN.

Një tjetër çertifikim i performancës, një tjetër argument i qartë për suksesin e programit të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe konsolidimit fiskal në Shqipëri, një tjetër përgjigje e merituar për ata që nuk heqin dorë nga një skenar grek për vendin."​

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së