FMN:Ritja ekonomike e qëndrueshme
Ahmetaj: Lam pas krizën ekonomike

FMN:Ritja ekonomike e qëndrueshme<br />Ahmetaj: Lam pas krizën ekonomike
Ndërsa treguesit ekonomikë kanë një rritje të qëndrueshme, për Fondin Monetar Ndërkombëtar, problem mbetet perceptimi jo-pozitiv i sipërmarrjes për klimën e biznesit.
 
Në një dalje të përbashkët para shtypit me Ministrin e Financave, Përfaqësuesi I FMN Jens Reinke, pohoi se raportimet nga bizneset flasin për probleme veçanërisht me administratën tatimore.

Mënyra si administrata tatimore komunikon me sektorin privat shpesh perceptohet si ndëshkuese, e qëllimshme. kjo është diçka që e dëgjoj nga sektori privat, nuk vjen përmes të dhënave makroekonomike. Mendoj se bëhet fjalë për një problem të madh, i cili duhet të adresohet nga qeveria. Efekti negativ i këtij problemi pasqyrohet jo vetëm në sektorin e brendshëm privat, por edhe kur vjen fjala te investimet e huaja

Në daljen e përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Ministri Arben Ahmetaj tha se treguesit financiarë të muajve të parë të vitit tregojnë se Shqipëria e ka kaluar krizën.
 
"Kam sjellë sërish vlerësimin e Bordit të FMN ku thotë se rimëkëmbja ekonomike po konsolidohet, unë jam shumë i lumtur që t’ju them se dhe pranvera e këtij viti shënon lënien mbrapa të krizës ekonomike, nuk po lexoj atë të pjesën ku thotë progres mbresëlënës shlyerja e detyrimeve të prapambetura dhe vendosmëria e qeverisë është e lavdërueshme" tha ai.

Ai tha se tregues të qartë të rritjes ekonomike janë ulja e papunësisë, rritja e konsumit, rritja e kreditimit si dhe shtimi i bizneseve të reja.

Të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar u rritën me 10.8% një indikator i drejtpërdrejtë i vlerës së shtuar në ekonomi. Është interesante fakt se në Janar-maj 2016 janë 9849 biznese, një rritje prej 245. Kemi një rritje të bizneseve të huaja që tregon se fabula e largimit të bizneseve të huaja rrëzohet’ tha ai.

Ministri i Financave foli dhe për ligjin e ri për buxhetin që detyron qeveritë të ulin borxhin, ndërkohë që la të kuptohej edhe se Qeveria po sheh mundësinë për rritjen e pensioneve.

Prezantimi i ministrit Ahmetaj në dalejn për mediat me ekspertin e FMN-së

Redaksia online
(s.mshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501