Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje ekonomike prej 0.5 përqind për vitin 2012 për Shqipërinë. Sipas këtij intitucioni kriza europiane po infekton edhe Shqipërinë,e cila për këtë vit do të ketë rritje ekonomike më të ulët.
Për këte vit FMN kishte parashikuar në shtator rritje ekonomike 3.5 %. Por pas misionit të saj, një muaj më pas, FMN-ja zbriti rezultatin ne 1.5% ndërsa në raportin e fundit rritja ekonomike zbret edhe më poshtë, në nivelin 0.5%.
FMN i rekomandon qeverisë shqiptare vendosjen e një rregulli fiskal të besueshëm për të ulur nivelin e borxhit publik. Sipas FMN për të nxitur rritjen ekonomike dhe produktivitetin autoritetet duhet gjithashtu të përshpejtojnë reformat strukturore dhe të përmirësojnë klimën e biznesit, sidomos duke forcuar zbatimin e kontratave dhe të drejtave të pronësisë. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com