FMN: Shqipëria dhe Kosova me
numrin më të ulët të 'borxhlinjve'
Për shqiptarët, në vite borxhi është konsideruar si barrë dhe ata tentojnë ta shmangin. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat zyrtare të FMN-së, ku Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet që kanë numrin më të ulët të huamarrësve
Për shqiptarët, në vite borxhi është konsideruar si barrë dhe ata tentojnë ta shmangin. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat zyrtare të FMN-së, ku Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet që kanë numrin më të ulët të huamarrësve për 1000 banorë në rajon e më gjerë.
Shqipëria ka 158 huamarrës për 1000 banorë, ndërsa Kosova e ka këtë tregues edhe më të ulët, në 75 persona.Vendet e ish Jugosllavisë duket se kanë më pak kompleks marrjen e një huaje në bankë. Në Maqedoni ky tregues është 333, në Bosnjë 292, në Serbi 567, në Mal të Zi 224, në Kroaci 572.Borxhlinjtë më të mëdhenj janë turqit, ku pothuajse çdo individ e ka marrë një hua në bankë. Në çdo 1000 persona, 803 kanë një llogari të hapur huaje.
Në Itali ka 545 huamarrës për 1000 banorë.Edhe në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB), huaja për ekonominë është ndër më të ulëtat në Europë. Po sipas të dhënave të FMN-së, kredia në banka në raport me PBB-në është vetëm 35%. Në Mal të Zi ky tregues është 51%, në Bosnjë 55%, në Kosovë 37% në Serbi 46%. Rekordin e mban Turqia me 60% të PBB-së.
Në fund të gushtit 2017, stoku i huasë për ekonominë në bankat shqiptare arriti në 550 miliardë lekë, sipas shifrave zyrtare, duke u rritur me 4.3 miliardë lekë, ose 0.3%, në krahasim me muajin e mëparshëm. Ky zgjerim ka ardhur në pjesën më të madhe nga kredia për bizneset në valutë (+3.2 miliardë lekë)./monitor
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
33.2%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00