FMN: Shqipëria rritje ekonomike 
3.4%, lëvrojmë fondin 35 mln €

FMN: Shqipëria rritje ekonomike <br />3.4%, lëvrojmë fondin 35 mln €
Në konferencën e përbashkët për shtyp në mbyllje të vizitës në Shqipëri, FMN i kërkoi përsëri qeverisë të përmirësojë performancën e administratës tatimore në mbledhjen e taksave, si dhe të shmangë rishfaqjen e detyrimeve të prapambetura ndaj kompanive private.
 
Përfaqësuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Anita Tuladhar, tha se mbledhja e taksave vendore është në nivel të ulët dhe la si detyrë rishikimin e formulës dhe përmirësimin e mbledhjes së taksës mbi pronën. Ajo shtoi se rritja ekonomike do të jetë brenda pritshmërive prej 3.4%, ndërkohë që qeveria duhet të vazhdojë në zbatimin e reformave.

"Shqipëria parashikohet të ketë një rritje ekonomike prej 3.4% përqind deri në fund të vitit. Inflacioni parashikohet deri në 1.8%. Në fund të gushtit Fondi do të lëvrojë paketën prej 36 milionë euro", u shpreh Tuladhar.
 
Sa i përket performancës së taksave vendore, Tuladhar theksoi se duhet të lëvizet shumë shpejt drejt vendosjes së tatimit mbi pronën duke u bazuar te vlera e saj. "Natyrisht që për të pasur një konsolidim të qëndrueshëm fiskal është e domosdoshme zgjerimi i bazës tatimore, por edhe rritja e performancës së administratës fiskale", tha Tuladhar.
 
Ajo theksoi se sektori është likuid, por niveli i kredive vijon të mbetet nën standarde. "Sektori bankar mbetet likuid dhe i kapitalizuar. Kemi një nivelit të kredive nën standarde", tha ajo. 

Nga ana e tij, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se shifrat flasin për një rritje të qëndrueshme ekonomike, e cila pritet të japë rezultate në rritjen e punësimit dhe synimin për të ulur borxhin publik. Ai shoi se për biznesin do të ketë thjeshtim për procedurat tatimore dhe doganore, të cilat kanë synim përmirësimin e klimës së sipërmarrjes.

Përfaqësuesja e FMN në Shqipëri, Anita Tuladhar, deklaroi sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e BSH, Gentian Sejko, se Shqipëria do të ketë rritje ekonomike 3.4% deri në fund të 2016-ës.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës