FMN takim me Canin e Ahmetaj
diskutohet stabiliteti financiar 

FMN takim me Canin e Ahmetaj<br />diskutohet stabiliteti financiar 
TIRANE - Fondi Monetar Ndërkombëtar do të zhvillojë sot një takim me Ministrin e Financave Shkëlqim Cani, Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj ku në fokus do të jetë stabiliteti financiar. 

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Financave, ndërsa pas këtij takimi do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp, ku do të prezantohen konkluzionet dhe rekomandimet. Në këtë konferencë do të ketë edhe një hapësirë pyetje-përgjigje për gazetarët

Ky cilësohet si një takim përmbyllës me qeverinë shqiptare, në përfundim të vizitës dy javore që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar në Shqipëri. Gjatë këtyre dy javëve që FMN ka qëndruar në Shqipëri janë diskutuar çështje të rëndësishme si reforma energjetike, ku misioni i FMN, duke parë edhe krizën energjitike që parashikohet të përballet vendi ynë, është shprehur pro rritjes së çmimit të energjisë. Po ashtu pjesë e diskutimeve gjatë këtyre dy javëve kanë qenë edhe investimet publike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)