FMN takohet me ministrat dhe
Guvernatorin, në 18:00 para medias

FMN takohet me ministrat dhe<br />Guvernatorin, në 18:00 para medias
TIRANE- Ka nisur mbledhja e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në mbledhje është i pranishëm edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Në orën 18.00 ministrat Cani e Ahmetaj, si dhe përfaqësuesi i FMN, bashkë me guvernatorin Fullani do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Tema kryesore e takimit është marrëveshja e kredisë që qeveria pret të nënshkruajë me FMN-në, ku pritet të përfitohen rreth 300 milionë dollarë çdo vit, për tre vjet.

Kjo shumë parashikohet të përdoret në rradhë të parë për shlyerjen e borxheve të akumuluara që Ekzekutivi u ka bizneseve për punë të ndryshme publike që ato kanë realizuar gjatë viteve të kaluara, por edhe për TVSH të parimbursuar, etj.

Ky borxh konsiderohet si një nga shkaqet kryesore për tkurrjen e bizneseve, krizën e tyre dhe rënies së ndjeshme të investimeve.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit