FMN thirrje Rumanisë: kujdes
me rritjen e madhe ekonomike 

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i bëri sot thirrje Rumanisë për të treguar kujdes që të shmangë një fryrje të ekonomisë. Ky shtet ka regjistruar në vitin 2017 një rritje ekonomike me 7%, më e larta në Bashkimin Europian. 

”Ashtu si në një maratone, është e rëndësishme për të ruajtur një ritëm të qëndrueshëm, por nëse ecim shumë shpejt gara mund të përfundojë me pasoja negative”, deklaroi Jaewoo Lee, kreu i misionit të FMN-së për Rumaninë, gjatë një konference shtypi.

Sipas tij, ekonomia shënoi rritje në vitin 2017 në sajë të konsumit për familje, në sfondin e rritjes së pagave dhe uljes së taksave. Zemërgjerësia e qeverisë social-demokrate çoi në rritje të inflacionit në 4,7% në muajin shkurt gjatë një vit, ose norma më e lartë prej më shumë se katër vitesh dhe një rritje të konsiderueshme të deficitit tregtar.

“Në mungesë të masave shtrënguese buxhetore, rritja ekonomike do të bëhet gjithnjë e më e brishtë dhe besimi i investitorëve në ekonominë rumune rrezikon të bjerë”, paralajmëroi Lee.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata nuk do e zgjasin mandatin e prokurorëve

Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata nuk do e zgjasin mandatin e prokurorëve