FMN zbarkon në Tiranë, diskutime
 për rishikimin e 4 të marrëveshjes

FMN zbarkon në Tiranë, diskutime<br /> për rishikimin e 4 të marrëveshjes
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka “zbarkuar” në Tiranë për rishikimin e katërt të marrëveshjes trevjeçare, pas miratimit të transhit të dytë dhe të tretë të kredisë që ky institucion i dha qeverisë shqiptare në fund të muajit shkurt.

Ekipi që mbërriti në Tiranë, i kryesuar nga Shefi i Misionit për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, do të analizojë të gjithë sistemin e financave publike. Burime nga ministria e Financave bënë të ditur se në axhendën e takimeve janë parashikuar të analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike dhe prespektiva e rritjes, bilanci i pagesave dhe kushtet fiskale.

Gjithashtu, do të analizohet struktura e borxhit dhe parashikimet strategjia e menaxhimit të tij. Axhenda e këtij misioni parashikon takime me Kryeministrin Edi Rama, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe atë të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. 

Në përfundim të axhendës, e cila parashikohet të zgjasë 2 javë, pritet edhe një dalje publike e Misionit, Ministrit të Financave dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për të bërë të ditur ecurinë e bisedimeve.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare