Foka e rrallë e Mesdheut 'banore' e Karaburunit, specialisti i zonave të mbrojtura: Ka qene specie e humbur për shumë kohë, janë shtuar si rezultat i pastërtisë së ujit

Foka e Mesdheut, një ndër speciet më të rralla në botë gjendet në ujërat tona. Nexhip Hysolakaj, specialisti i zonave të  mbrojtura në një intervistë për Report Tv tha se shpellat e Karaburunit janë habitat për fokën, e cila numëron rreth 700 individë në gjithë Mesdheun, pra është një specie e rrallë dhe shumë e kërcënuar.

"Në lidhje me fokën e cila është një nga speciet me karizmatike dhe më të rralla të  parkut detar dhe sidomos e gjirit të Vlorës sepse ka qene një specie e humbur për shumë kohë, kemi video të shumta që tregojnë shkencërisht qe kjo specie e përdor si habitat Gjirin e Vlorës, pra nuk është rastësisht në këtë zonë. Në vitin 2021 ne kemi konstatuar se shpellat e Karaburunit janë habitat për fokën e Mesdheut', tha Hysolakaj.

Shtimi i popullatës ka ardhur si rezultat i pastërtisë së ujit dhe ndalimit të peshkimit me lëndë shpërthyese.

"Pra ka qenë specie e larguar për shkak të zhurmave, sidomos në vitet 1990-2000 sepse peshkimi kryhej me dinamit. Edhe tani ka aktivitet njerëzor, nuk janë aq armiqësore me to. Foka është specie delikate që kërkon më tepër qetësi", shtoi ai.

Përsa u përket prezencës së delfinëve, Hysolakaj tha se është një familje autoktone në  Gjirin e Vlorës.

"Është e përhershme nuk është një specie që vjen nga jashtë ose kalimtare. Ne fakt kjo ka te beje edhe me cilësinë e ujërave apo edhe ushqimit. Si foka dhe delfinët tregojnë një biodiversitet të lartë për gjirin e Vlorës qe shyqyr s'po humbet akoma.

Edhe peshkatarët pohojnë se gjatë gjuetisë hasin shpesh në këta gjitarë ujorë.

"Gjallesa të ndryshme si foka delfinë janë shtuar, na vijnë brinjë anijes i hedhim ndonjë peshk.  I kemi hasur në veri të ishullit të Sazanit. Ka pasur edhe më parë, por tani janë shtuar më shumë", thotë një peshkatar.

Cilësia e ujit dhe sasia e madhe e peshkut kanë bërë që fokat e delfinët të shtojnë numrin e individëve në gjirin e Vlorës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë