FOKUS – Tmerri ISIS përmbyt Egjiptin, 10 ekzekutime makabre


KAJRO, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ - Tmerri i ISIS-it po përhapet tashmë në Egjipt, në Sinain Jugor.
Filiali egjiptian i Shtetit Islamik, i krijuar në Irak dhe Siri, ka postuar një video ku tregohet prerja e kokës e të paktën 10 personave.
Më tepër sesa fakti i frikësimit të Perëndimit, kjo video ka si qëllim të largojë popullsinë lokale nga bashkëpunimi me ushtrinë egjiptiane që është vënë në ndjekje të xhihadistëve të ISIS-it.
Në kohë dhe vende qartësisht të ndryshme, ditën apo natën, tetë burrave u pritet koka në ndërkohë që ata ishin të lidhur me duart nga pas.
Thika me të cilën kryhen këto vrasje ishte e një gjatësie prej rreth 30 centimetrash, ndërkohë që viktimat dilnin edhe në plan të parë në video.
Një këngë pa muzikë dëgjohej në sfond.
"Regjia" pret momentet kur thika ndodhet në qafën e tyre, por tmerri rikthehet kur në video duken kokat e viktimave pranë këmbëve të terroristëve.
Objektivi për të terrorizuar banorët e zonës, i thënë prej kohësh nga analistët, duket kur tre nga trupat vendosen përgjatë një rruge ku kalojnë makina.
Burime të informuara thonë se kemi të bëjmë me zonën e Rafahut, në kufi me Rripin e Gazës dhe Arishin.
Videoja, e shoqëruar me një shpjegim për 10 vrasjet, tregon edhe pranimin e dyshuar të faktit, nga gjashtë prej të vdekurve, të cilët pranojnë se kanë qenë spiunë të Mossadit dhe të forcave të armatosura egjiptiane.
Videoja është shpërndarë nga ish-Ansar Bait al-Maqdis, grupi kryesor xhihadist egjiptian që më vonë u pagëzua so Welayet Sinai.
Ish-Ansar, sipas një llogarie nga një media egjiptiane, u ka prerë kokën të paktën 19
personave që nga viti 2013, tetë prej të cilëve muajin e kaluar.
Një video me ekzekutimin e bashkëpunëtorëve, të vrarë me armë zjarri, ka qarkulluar që dhjetorin e kaluar dhe ndikimi i saj emocional ka qenë tepër i madh.
Welayet Sinai ka marrë përsipër përgjegjësinë pëe katër sulme në fund të janarit kundër pikave ushtarake në tre qendra të jugut të vendit që kanë përfunduar me vdekjen e 32 personave, përfshirë disa civilë.
Për nga numri i viktimave dhe kompleksiteti i ngjarjes, këto sulme janë përcaktuar si më të rëndët e viteve të fundit.
Ushtria egjiptiane ndërkohë është kundërpëgjigjur me sulme të pandërprera për tre ditë me radhë që çuan në vrasjen e 151 xhihadistëve.
Në këtë luftë me intensitet të dobët, që përgjatë 18 muajve ka shkaktuar qindra viktima, ka patur gjatë orëve të fundit edhe bombardime dhe përleshje të armatosura mes ushtrisë egjiptiane dhe terroristëve të ISIS-it, ku janë vrarë 17 xhihadistë në zonat mes Sheikh Zuweidit dhe Rafahut./ (Nga Rodolfo Calò) a.jor.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)