- Në një dokumentar televiziv, ministri kundërshton stereotipin milingonë-gjinkallë -
ATHINË, 28 janar /ATSH-ANSA/ - Tre vjet më parë, ekonomisti Janis Varufaqis, i cili mban sot postin e ministrit grek të Financave, xhiroi një dokumentar televiziv për stacionin britanik "Channel 4" ku tregonte dhe shpjegonte krizën dhe zgjidhjet që jepte ai vetë.
Duke përdorur fabulën e Ezopit "Milingona dhe gjinkalla" ministri, protagonist në këtë dokumentar dhe në intervistat në gjithë Greqinë dhed Evropën, konfirmonte se kontributorët gjermanë dhe grekë u vunë padrejtësisht njëri kundër tjetrit.
Të parët, gjermanët, Varufaqis i krahasonte me milingonën, tepër e kujdesshme, ndërsa të dytët, grekët, i krahasonte me gjinkallën, që nuk tregon kujdes me shpenzimet.
"E vërteta është shumë komlekse, pasi edhe gjermanët edhe grekët paguajnë çmimin për shpëtimin e bankave që shkaktuan krizën, kur tollumbacja e kreditit e krijuar prej tyre shpërtheu", thotë Varufaqis.
Dokumentari përfundonte me këshillën e Varufaqisit për shpëtimin e euros, që ide kryesore kishte heqjen dorë nga stereotipet.
"E para, unifikimi i sistemit banlar evropian dhe rikapitalizimi energjik i bankave. E dyta centralizimi i borxhit publik evropian nëpërmjet Bankës Qendrore Evropiane. E treta, përdorimi i kësaj banke për investime për të transofrmuar kursimet joproduktive në investime produktive", këshillon Varufaqis, sot ministër i Financave i vendit ballkanik./ a.jor.












