TIRANE- Sektori i turizmit shikohet nga investitorët italianë si një ‘makinë zhvillimi’, tha ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani gjatë ditës së dytë të punimeve të edicionit të parë të ‘Javës Italiane’. Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë, tha diplomati italian, është një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit. “Duhet punuar në pjesë të turizmit duke zbuluar ofertat qe ofron Shqipëria”, tha Gaiani. Ai foli edhe për një fushatë promovimi dhe reklamimi efikas të Shqipërisë në Europë.
Në këtë fushë pritet të fokusojë finacimet e veta edhe sektori bankar italian, që operon në Shqipëri. Daniele Scavaortz, drejtor i përgjithshëm i Veneto Bankës, në fjalën e tij foli mbi logjikën e territorit si faktor zhvillimi strategjik në sektorin e turizimit, çka do të gjejë mbështetje edhe nga bankat. ''Turzimi në Shqipëri nuk ka nevojë për shifra të mëdha turistësh, pasi do të krijonte rrëmujë në ngritjen e këtij sektori, por pak dhe saktë, që të mos ketë fatin e operatorëve të tjerë në Europë. Është një turizëm europian, pra bregdet europian, që ka nevojë jo për shtretër dhe beton, por për të promovuar këtë bukuri natyrore që zotëron. Thjesht marketing dhe promocion'', tha Marco Michielli, zv.president i shoqatës së turizmit italian Federalberghi.
Nga ana e tij, zv.kryeministri Niko Peleshi u shpreh se me mbështetjen dhe përvojën italiane, sektori i turizmit të vendit mund të bëhet i pakonkurrueshëm. Çështjet e pronësisë në bregdet nuk do të përbëjnë problem për investitorët, shtoi ai. Sipas nr.2 të qeverisë, për çdo investim të huaj në sektorin e turizmit, garante e pronësisë së truallit do të dalë qeveria. Zëvendskryeministri Niko Peleshi tha se me potencialin e komunitetit Italian, Shqipëria mund të krijojë një paketë turistike të pakonkurueshme në Mesdhe. Sipas tij, fundi i këtij vitit do ta gjejë bregdetin shqiptar me disa shëtitore dhe investime të tjera, me disa fshatra të kthyer në identitet, që sipas zv/kryeminsitrit do të “shuajnë” urinë që ka turisti për të eksploruar vendet e reja.
Peleshi u shpreh se qeveria do t’i japë fund shkatërrimit të turizmit bregdetar, përmes një masterplani urban që do të ecë paralele me masterplanin kombëtar për bregdetin.
Duke iu referuar qeverisjes së kaluar, Peleshi tha se përveç zhvillimit kaotik ka qenë dhe burokracia që i ka zbrapsur investitorët. “Ne në bazë të ligjit e kemi shpallur turizmin sektor strategjik, që çdo operator merr një status të veçantë me procedura të shpejta për të nxjerrë leje e licensa dhe për të nisur punën”, tha zv/kryeministri Niko Peleshi.
I pranishëm në tryezë ishte dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto i cili u shpreh se vendi ynë me Italinë ka një partneritet strategjik dhe mund të forcohet edhe me njohjen e kuadrit ligjor të dy vendeve. “Duhet të jemi koherentë me politikat tona zhvillimore. Investitorët italianë duhet të njohin kuadrin tonë ligjor, kjo për t’u orientuar në mënyrë sa më efikase drejt vendit tonë”, u shpreh Haxhinasto.
Shkrimi u publikua sot, 7 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com