Fondacioni i Angela Merkel
kritika të ashpra ndaj Thaçit

Fondacioni i Angela Merkel<br />kritika të ashpra ndaj Thaçit
PRISHTINË- Fondacioni i partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel ka drejtuar kritika të ashpra për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
 
Sipas të përditshmes “Koha Ditore” Thaçi,  i cili për të ndërprerë trendin negativ të partisë së tij në mënyrë “jashtëzakonisht populiste”, ka paralajmëruar rritjen e rrogave në sektorin publik, ndonëse, sipas analizës, nuk është e qartë se si Thaçi do të financojë premtimin e tij.
 
Në një analizë mbi procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë fondacioni politik “Konrad Adenauer” i Partisë Kristiandemokrate të Gjermanisë (CDU), e cila drejtohet nga kancelarja Angela Merkel, konstaton se nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) vendi nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë.
 
Si shembuj përmendet dështimi për të reformuar ligjin zgjedhor, i cili do të garantonte zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare. Fondacioni gjerman parashikon se për të përfunduar reformën zgjedhore nuk mjafton më koha, pasi partitë janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në qershor.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit