Fondet e destinuara për NATO-n
SHBA shton shpenzimet për 2017

Fondet e destinuara për NATO-n<br />SHBA shton shpenzimet për 2017
Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë që të shtojnë fondet që ajo i destinon Aleancës Euro Atlantike, NATO,për vitin 2017 ku administrata e Barak Obamës ka kërkuar katërfishimin e shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë.

Kjo kërkesë e administratës së Obamës është bërë për Departamentin e Mbrojtjes që do të përfshijë 3,4 miliardë dollarë për Nismën e Sigurisë Evropiane (ERI), nga 800 milion që është këtë vit buxhetor.

Që nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainën Lindore dhe në Krime dy vjet më parë, SHBA dhe aleatët e tyre evropianë i kanë imponuar Moskës një seri sanksionesh ekonomike. Por presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka tërhequr mbështetjen e tij për separatistët në Ukrainë.

Administrata tha se fondet shtesë do të lejojnë SHBA të shtojnë "praninë e forcave" të saj në Evropë, që do të përfshinte një pjesëmarrje më të gjerë amerikane në aktivitete trajnuese me aleatët e NATO-s.

Përmes këtyre fondeve pritet që të ndikohet në pajisjet luftarake të aleatëve të NATO-s si Bullgaria, Estonia, Gjermania, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon