Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi sot pjesërisht kërkesën e dy partive politike për fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike.
KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, me objekt “kundërshtimin e vendimet nr. 823, datë 07.12.2023 të KSHZ “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”.
Konkretisht Partia Popullore Kristiandemokrate kundërshtonte masën administrative në vlerën 1 milion lekëve.
Gjithashtu KAS shqyrtoi kërkesën e depozituar nga Partia G99, me kryetar Redi Shtino, me objekt “Kundërshtim i vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021″”.
“KAS shqyrtoi edhe ankesën e depozituar nga Partia Aleanca Popullore, me objekt Kundërshtim i vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”. 2. Shfuqizimin e pikës 101, të vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën e Partisë Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë dhe të Partisë Aleanca Popullore, vendosi ndryshimin e pikës 96 dhe 101 të vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 të Komisionerit dhe vendosi sanksionin admministrativ gjobë, në vlerën 60.000 lekë sipas nenit 23/4, pika 1 të ligjit “Për Partitë Politike”.
Gjithashtu, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës nr. 03 depozituar nga Partia G99", njofton KQZ.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
18.1%
-
Jo
78.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21
-
5 vite nga tërmeti vendi ende në rindërtim! Janë dorëzuar 11,663 banesa e apartamente, kostoja në buxhet arrin 920 mln euro
26 Nëntor, 16:39
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës
26 Nëntor, 16:12
-
KUJDES PAMJET E RËNDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
VIDEO/ Dalin pamjet e rënda të sherrit mes të rinjve te 'Qyteti Studenti', 20 vjeçari mori tre goditje me thikë
26 Nëntor, 13:06
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor, 12:29
-
VIDEO/ Vrasja e ndërtuesit Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai! Ja çfarë deklaruan në sallën e gjyqit
26 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martin Canit, 14 vjeçari i arrestuar si autor transferohet në burgun e të miturve Kavajë! Mjeku i spitalit privat vonoi 2 ditë epikrizën e tij (EMRI)
26 Nëntor, 10:53
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50