Gjatë vitit 2015, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për vitin 2015 vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 66.99 miliardë lekë me një rritje prej 5.10%, krahasuar me vitin 2014. Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 69.55% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 4.48% krahasuar me 31.12.2014. Numri i anëtarëve që kanë investuar në vitin 2015 arriti në 32,149.