Fondet e OKB përfundojnë
në duart e grupeve terroriste

Fondet e OKB përfundojnë<br />në duart e grupeve terroriste<br>
Një hulumtim i CNN ka zbuluar se si paratë, që OKB dërgon në mënyrë direkte për popullin somalez, që vuan nga konfliktet dhe uria, bien në duart e grupeve terroriste që në këtë mënyrë sigurojnë deri në disa milionë dollarë në vit.

Filiali i Al Kaedës në Somali, Al Shabab, po fiton miliona dollarë çdo vit duke shfrytëzuar fondet e dërguara nga vendet perëndimore për t’i ardhur në ndihmë popullsisë vendase.

Ish-anëtarë të organizatës dhe agjentë të shërbimeve sekrete somaleze kanë deklaruar se grupi terrorist po zhvat mijëra dollarë në ditë duke bllokuar rrugët e transportit të ushqimeve dhe ndihmave, duke detyruar tregtarët të paguajnë “haraçin”.

Njerëzit që kanë braktisur shtëpitë dhe jetojnë në kampe marrin çdo muaj nga 80 deri në 90 dollarë nga OKB, në mënyrë që të mund të sigurojnë ushqimin bazë.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se ky sistem pagese shmang manipulimin e tregut, si dhe i heq trupave të OKB’së detyrën e transportit, gjatë të cilës mund të bien pre e sulmeve.

Mallin, kryesisht ushqime dhe veshje, e transportojnë biznesmenët, të cilët duhet t’u paguajnë “taksën” militantëve të Al Shabab, që kontrollojnë rrugët kryesore për të hyrë në qytet.

Burimet e cituara nga CNN deklarojnë se paratë e zhvatura nga militantët shkojnë në disa mijëra dollarë në ditë.

Edhe OKB vlerëson se nga një bllokadë e vetme e rrugës anëtarët e grupit sigurojnë deri në 5 mijë dollarë në ditë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit