Forbes: Angela Merkel, gruaja
më e fuqishme në botë

Forbes: Angela Merkel, gruaja<br />më e fuqishme në botë
NJU JORK- Revista amerikane “Forbes” rendit 100 gratë më të fuqishme në botë dhe për të dytin vit kancelarja gjermane Angela Merkel renditet e para, pasuar nga Hilari Klinton, Sekretarja Amerikane e Shtetit.

Lista përbëhet nga 100 gra të përfshira në politikë, teknologji, organizata jofitmiprurëse dhe fusha të tjera të cilat janë renditur në bazë të ndikimit, sasisë së parave që kontrollojnë ose fitojnë dhe prezencës në media.

“Këto gra të fuqishme ushtrojnë ndikim në mënyra të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme”, ka thënë Moira Forbes, presidente e “ForbesWoman”.

Në vendin e tretë e zë presidentja e Brazilit, Dilma Rousef. Në top-pesëshen e parë ndodhen edhe Melinda Gejts, bashkëudhëheqëse e Fondacionit “Bill&Melinda Gates”, dhe Xhill Abramson, kryeredaktore në “Neë York Times”.

MERKEL GRUAJA E HEKURT
Kancelarja gjermane Angela Merkel ruan vendin e parë në gratë më të fuqishme në botë për rolin e saj drejtues në përballimin e krizës ekonomike të eurozonës që vazhdon të kërcënojë tregjet mbarë botërore. Ndërsa Greqia, Spanja, Italia dhe Portugali ndodhen në prang të një kolapsi ekonomi, ajo premton të bëjë gjithçka për të ruajtur të bashkuar 12 vendet e eurozonës. Kancelare e Gjermanisë që në 2005 vazhdon të ketë mbështetje të madhe nga gjermanët, një shenjë e mirë për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në vjeshtën e 2013.

MISHEL E 7-ta, LADY GAGA ME E REJA NE LISTEN E GRAVE TE FUQISHME
Në vendin e gjashtë është radhitur Sonia Gandi, presidente e Kongresit Kombëtar të Indisë, për t’u pasuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Mishell Obama, në vendin e shtatë. Në vendin e tetë ndodhet shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar , Kristinë Llegard. Në vendin e 9- të dhe të 10-të janë Xhanet Napolitano, sekretare e Departamentit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, dhe Sheril Sandberg, biznesmene dhe shefe e operimeve në “Facebook”.

Mosha mesatare e 100 grave më të fuqishme nga 28 vende të botës është 55 vjeçe. Mbretëresha Elizabet II, 86 vjeçe, renditet e 26-ta dhe është gruaja më e vjetër në këtë listë. Ndërsa Lady Gaga këngëtarja më e re, 26 vjeçe renditet e 14-ta . Në listën e 100 gratë e fuqishme përfshihen dhe artistë të njohur të kinemasë dhe këngëtarë, si Xhenifer Lopez, dhe e veja e themeluesit të “Apple”-it, Llauren Pauell Xhobs.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës