Forbes/ Tirana, destinacioni më i sigurt në Europë, tani edhe lider i turizmit mjekësor

Forbes/ Tirana, destinacioni më i sigurt në Europë, tani edhe lider i turizmit mjekësor

Foto ilustruese

Përmes këtij reportazhi, revista ndërkombëtare zgjerohet në arsyet përse duhet të vizitohet Shqipëria, duke theksuar se Tirana është vlerësuar së fundmi si destinacioni i nëntë më i sigurtë në botë dhe midis tre më të sigurtëve në Europë.

Raportazhi i rrjetit gjigand, i specializuar në çështjet ekonomike, thellohet gjithashtu në arsyet përse sot Shqipëria “sharmante”, është një vend ideal jo vetëm për t’u vizituar, por edhe për të investuar.

Në vijim, reportazhi i plotë i “Forbes”, që mund të lexohet në gjuhën origjinale në këtë link.

Janë gjithmonë e më të shumtë ata që e provojnë këtë përvojë. Çdo vit, me mijëra francezë, italianë, anglezë apo zviceranë mbërrijnë në Shqipëri për të vendosur proteza dentare apo për shërbime të kirurgjisë estetike, me çmime që mposhtin çdo konkurrencë.

Vendi i Shqiponjave është shndërruar në një “tokë të premtuar” për këta turistë, në kërkim të një buzëqeshje të re. Këtë tendencë, Dritan Gremi, shtetas shqiptar, e ka kuptuar që në krye të herës, kur themeloi në vitin 2009 klinikën “Udhëtim dhe Buzëqeshje” në Tiranë.

“Një klinikë ekselence, e dedikuar protezave dentare dhe estetikës”, ndryshe nga të tjerat. Çfarë e veçon? Ajo u ofron klientëve një paketë komplete, protezat dentare shoqërohen me një udhëtim turistik të personalizuar, për zbulimin e vendeve më tërheqëse të vendit. E thënë ndryshe, një udhëtim që bashkon kursimin me kënaqësinë.

“Të udhëtosh tek “Buzëqeshja” nuk është një rrezik”, tregon themeluesi i saj. “Kjo zgjidhje më erdhi ndërmend gjatë një qëndrimi në Shqipëri. Përfitova nga qëndrimi në vendin tim për të rregulluar dhëmbët. Deri atëherë jetoja në Itali, e nuk mendoja që profesionalizmi i mjekëve shqiptarë mund të ishte i barazvlefshëm me atë të mjekëve italianë”.

I kënaqur nga shërbimi i marrë, në këtë moment ai vendosi të përfitonte nga avantazhet ekonomike që ofron jeta në Shqipëri, mbi të gjitha një taksë preferenciale e tatimit mbi fitimin, që luhatet midis 10-15%.

Ekselenca me çmimin më të mirë

Brenda mureve të klinikës së tij, nuk flitet për “low cost”. “Udhëtim dhe Buzëqeshje” është një klinikë ekselence, e pajisur me instrumentet më avant-gardë dhe një ekip dentistësh të diplomuar në univeritetet më të mira të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjithë të specializuar për implante, proteza, paradonti apo ortodonti.

“Produktet që ne përdorim, të prodhura në Itali apo në Gjermani, janë të gjitha të një cilësie të shkëlqyer, të gjitha me garanci, e që disponojnë një certifikatë lehtësisht të gjurmueshme nga Bashkimi Europian”. Për çdo ndërhyrje, kursimi është spektakolar, “50-60% më lirë se sa në vendet e tjera të Bashkimit Europian, plus paketa turistike e përfshirë”, shpjegon themeluesi i kësaj klinike.

Përsa i përket kirurgjisë estetike, ndërhyrjet realizohen në gjirin e një qëndre spitalore ndërkombëtare të ekselencës. Ekipi i kirurgëve të specializuar në teknikat kirurgjikale, të mikrokirurgjisë apo mjekësisë estetike, të diplomuar në universitetet më në zë të SHBA-ve, gëzon një përvojë prej më shumë se 15 mijë ndërhyrjesh.

Që prej themelimit të saj në vitin 2009, “Udhëtim dhe Buzëqeshje” i ka shërbyer më shumë se 12 mijë pacientëve. “Aktualisht, ne trajtojmë 1 500 persona në vit”. Shumica e pacientëve mbërrijnë për vendosjen e implanteve, të protezave apo edhe për zbardhjen e dhëmbëve. Rinoplastika, rritja e gjoksit, por edhe liftingu i fytyrës janë praktikat më popullore, përsa i përket kirurgjisë estetike.

Një përkujdesje 360 gradë

Mikpritja është tipari kryesor që zbulon në këtë strukturë gjithpërfshirëse, çka edhe e diferencon nga konkurrentët e tjerë. “Tek “Udhëtim dhe Buzëqeshje”, ne marrim përsipër pacientët në 360 gradë. Ekselenca mjekësore bashkohet me një shërbim të personalizuar dhe të studiuar deri në detajet më të hollësishme. Në tarifën, përfshihen ndër të tjera edhe pritja dhe dërgimi në aerport, fjetja për dy persona në hotel, një përkthyes nga gjuha franceze, angleze apo italiane brenda klinikës si dhe në kohën e lirë, guida e personalizuar në destinacionet më tërheqëse të Tiranës dhe zonave përreth”, shpjegon Gremi.

Një koncept që ka rezultuar shumë i suksesshëm në zgjerimin e emrit të kësaj firme nëpër botë. Çelësi i suksesit? “Ne i garantojmë pacientëve një mirëqënie të plotë, duke i ofruar atyre një qasje teraupetike të individualizuar, një analizë serioze të nevojave të tij klinike dhe përmbushjen e plotë të dëshirave dhe nevojave të tyre”.

Tirana, simbol i një Shqipërie të re që ëndërron Europën

Përfitmi i kësaj pakete të plotë që ofron “Udhëtim dhe Buzëqeshje” është edhe rasti për të zbuluar një Tiranë vërtet të bukur. Një qytet dinamik, si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës, me një siguri të lakmueshme, siç e certifikon edhe raporti i “Numbeo”-s, që e rendit si qytetin e nëntë më të sigurtë në botë.

“E shndërruar në një hub për Europën, Tirana është duke përjetuar apoteozën e saj të shkëlqimit nën patronazhit e kryebashkiakut të ri në moshë, Erjon Veliaj”. Vendet e saj në modë, hotelet dhe resortet e luksit po tërheqin gjithmonë e më shumë vëmendjen e turistëve dhe investitorëve, në kërkim të argëtimit apo mundësive për t’u pasuruar.

“Tirana është simbol i pakontensuar i një Shqipërie të re, një toke sharmante, e një historie dhe kulture ende të papushtuar nga turizmi masiv. Për më tepër, është e mundur të gjesh këtu një profesionalizëm të shkëlqyer, me çmime tejet konkurruese, me takse shumë të ulta dhe një çmim jetese shumë më të ulët se ai i vendeve të tjera europiane. Gjithashtu, falë politikave të ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama, Shqipëria është sot më në fund shumë më pranë përfshirjes në gjirin e Bashkimit Europian”. Marrë nga Lexo.al

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë