Forca bërthamore e Rusisë,
testohet raketa supersonike Kinzhal

Rusia thotë se ka testuar me sukses një raketë supersonike. Kjo raketë ka qenë pjesë e sistemit të ri të armëve, të cilat i ka prezantuar Putin, në fjalimin e tij drejtuar kombit, pak para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale më 18 mars.

Ministria ruse e Mbrojtjes postoi një video ku shfaqej raketa e hedhur nga një avion luftarak dhe linte pas një gjurmë të zjarrtë. Më tej ajo shtoi se arma i’a kishte arritur qëllimit.

Më 1 mars, Putin e përshkroi raketën Kinzhal si "një armë ideale". Thuhet që Kinzhal fluturon me një shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit dhe ka një amplitudë prej 2,000 km.

Ministria e Mbrojtjes tha se raketa ishte nisur nga një avion MiG-31 që u ngrit nga një aeroport në jug-perëndim të Rusisë të shtunën. "Nisja shkoi sipas planit, raketa supersonike goditi objektivin e saj", shtoi ministria.

Putin pritet të rizgjidhet si president i Rusisë këtë javë. Në fjalimin e fundit për gjendjen e shtetit përballë parlamentarëve të Asamblesë Federale, Putin i tregoi botës, veçanërisht NATO-s, forcën ushtarake të vendit të tij.

Departamenti amerikan i shtetit tha se kjo nuk ishte sjellja e duhur për një shtet me influencë ndërkombëtare.

Redaksia Online
A.S /Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës 

Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës