"Forca Rinia", Broka thirrje partive
të votojnë Reformën në Drejtësi
të votojnë Reformën në Drejtësi
">
Partia Forca Rinia, po vazhdon takimet e saj në kuadër të turit “Shqipëria me të rinjtë”. Pasi e nisën këtë tur me një mbledhje në kryeqytet, drejtuesit e kësaj partie takuan të rinjtë dhe qytetarët e Elbasanit e më pas ata të zonës së Kamzës. Sot Forca Rinia është ndalur në qytetin e Librazhdit ku qindra anëtarë të rinj ju bashkuan kësaj force.
Sipas qytetarëve të Librazhdit, ky qytet është harruar nga politika. Ata u mblodhën për të biseduar rreth problematikave të tyre me kryetarin e Forca Rinia z. Dritan Broka dhe të tjerë përfaqësues të kësaj partie.
Qytetarët e Librazhdit shumë të qartë për atë çka i shqetëson dhe të gatshëm për të ofruar zgjidhje me ndihmën e politikës, duke e njohur mirë zonën, shtuan sot një faqe të re në programin politik të Forca Rinia, një program që po hartohet dita ditës nga vetë shqiptarët. Të gjithë problematikat që të rinjtë përmendën, Forca Rinia do t’i institucionalizoi, ndërmjet këshilltarëve të saj do t’i shtroj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit por dhe në instanca të tjera.
Dritan Broka, kryetari i Forca Rinia në fjalën e tij mbajtur përpara të rinjve të Librazhdit u shpreh i shqetësuar për sistemin e drejtësisë në vend, sipas tij është fusha problematike më e madhe e qytetarëve.
“Duke qenë se një ndër problematikat më të mëdha të qytëtarëve është drejtësia, ne i bëjmë thirrje partive politike, të votojnë deri në korrik reformën në drejtësi. Kjo reformë do të ndryshojë mënyrën e gjykimit në Shqipëri, të cilën kemi vite që e presim. Mungesa e drejtësisë për ne të rinjtë është shumë shqetësuese. Kështu që njëzëri i bëjmë thirrje forcave politike dhe Parlamentit të kalojë reformën sa më shpejt, ndryshe në shtator-tetor vendi do të kalojë në zgjedhje të parakohshme”, theksoj më tej Dritan Broka.
Ky tur do të vazhdojë të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. “Shqipëria me të rinjtë” është i pari program politik nga rinia. “Forca Rinia” është partia e parë me një program politik të shkruar nga të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2922
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot
25 Dhjetor, 07:26
-
Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë
24 Dhjetor, 23:29
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55