Forca Rinia zhvillon
disa takime në Kosovë

Partia “Forca Rinia” e përfaqësuar nga një delegacion i saj i kryesuar nga kryetari Dritan Broka, realizoi një sërë takimesh në Republikën e Kosovës me qëllimin për të kontribuar në jetësimin e programit politik të “Forca Rinia”.

Si fillim delegacioni realizoi një takim me përfaqësuesit e partisë “Aleanca Kosova e Re” (AKR) përkatësisht Islam Pacolli dhe ish-Ministrin e Ministrisë së Tregtisë të Kosovës, këshilltarin politik të Behgjet Pacolli përkatësisht Ismet Mulaj. 

Në këtë takim dy palësh u diskutua për një bashkëpunim ndërmjet dy subjekteve politike, kryesisht në kuadrin e rinisë, por dhe çështjeve të përbashkëta në të dyja shtetet. U ra parimisht dakord që këtë bashkëpunim tashmë dypalësh t’a shtrijnë në praktik në organizime konkrete për të dyja partitë.

Më pas "Forca Rinia" pati një takim në Ministrin e Arsimit të Kosovës me zyrtarin e lartë të ministrisë Skënder Vitia, ku u diskutua për arsimin në Kosovë dhe në Shqipëri, marrëveshjen e fundit të realizuar nga dy ministritë, arsimin dhe risitë që mund të realizohen në të dyja vendet. Palët ranë dakord të kenë takime në vazhdueshmëri për këto qëllime te përbashkëta.

Takimi i tretë u realizua në qytetin e Gjakovës ku "Forca Rinia" u prit nga Nën/kryetari i bashkisë.
 
"Forca Rinia" i mbylli takimet me Shkëlqim Murtezi, kryetar i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit Përgjithshëm dhe Profesional dhe Drejtor i përgjithshëm i “ESC International” për Europen juglindore.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën