Lëndë eksplozive pranë pallatit të Kulturës në Vlorë, forcat Xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar! Policia rrethon zonën dhe sekuestron kamerat e sigurisë (VIDEO)

VLORË- Pranë pallatit të Kulturës në Vlorë është vendosur një sasi eksplozivi në një pako, e cila u raportua fillimisht nga banorët e zonës. Mbrëmjen e kësaj të marte forcat Xheniere arritën që të shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar eksplozivin e vendosur në pakon e dyshimtë, e cila u gjet në shesh pranë një peme dhe dukej si një celular i mbështjellë.

Policët rrethuan Pallatin e Kulturës në Vlorë dhe pas bllokimit të valëve në zonë, u arrit që të bëhej shpërthimi i kontrolluar. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili zbulon se janë marrë disa kamera biznesesh për të parë nëse arrijnë të identifikojnë ndonjë person të dyshuar.

Sipas policisë, sasia e dyshuar e eksplozivit është afër vendbanimeve në zonën në afërsi të portit. Ende nuk dihet se pse është vendosur kjo pako, pasi në këtë zonë ka banesa, automjete të parkuara, por edhe porti është pranë.

Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
 Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Policia vendos shiritat e perimetrit e sigurisë 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Momenti i shpërthimit të pakos me eksploziv nga forcat xheneire, sekuestrohen pamjet pranë pallatit të Kulturës në Vlorë (VIDEO)

Pasi kanë mbërritur në vendngjarje forcat xheneire kanë zbuluar se pakoja e dyshimtë në të vërtetë kishte lëndë eksplozive.

Sipas informacioneve për Report Tv,  forcat xheneire kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar eksplozivin. akoma nuk dihet se me çfarë qëllimi ishte vendosur ajo pako pranë pallatit të Kulturës në Vlorë dhe nëse kishte si qëllim të lëndonte ndonjë person në veçanti. Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë përreth vendit të ngjarjes për të parë nëse është kapur në pamjet e tyre ndonjë person i dyshimtë, që mund të ketë lënë pakon aty.

Ora 21:46
Mbërrijnë forcat xheneire në pallatin e Kulturës në Vlorë, pritet të hapin pakon e dyshuar me eksploziv

1602621108_Screenshot4.jpg

Forcat xheneire kanë mbërritur në pallatin e Kulturës në Vlorë, për të parë nga afër pakon e cila ndodhet pranë një peme.

Pritet që ata të hapin pakon për të parë nëse në të ka lëndë eksplozive. Më herët Report Tv siguroi foton e pakos, e cila mendohet të jetë një celular i mbështjellë me qese.

Ora 20:32
Report Tv siguron foton e pakos në Vlorë, dyshohet se brenda ka lëndë eksplozive

1602613805_vloraa.jpg

Report Tv ka siguruar foton e pakos, e cila dyshohet se mund të ketë lëndë eksplozive në të. Pas një njoftimi nga banorët e zonës, policia rrethoi Pallatin e Kulturës në Vlorë, pasi dyshohet se është vendosur një pako me lëndë shpërthyese, e cila ndodhet afër disa shtëpive të banuara.

Policia po kryen verifikimet përkatëse për të parë se çfarë ndodhet në këtë pako të dyshimtë.

Policia vendos shiritat e perimetrit e sigurisë te Pallati i Kulturës në Vlorë
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haku: 14/10/2020 07:40

    Gjejeni kush e vuri, motivet, urdheruesit dhe hidhuani celsat ne det pasi ti keni tredhur! Shqiperia nuk duhet dhe nuk mund te behet afganistan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Everton mposht Liverpoolin pas 14 vitesh, Man. United fiton në shtëpi! Tri pikë për Palace dhe Bournemouth

GOLAT/ Everton mposht Liverpoolin pas 14 vitesh, Man. United fiton në shtëpi! Tri pikë për Palace dhe Bournemouth