Forcat e Armatosura forcojnë argjinaturën e Vjosës, Xhaçka: Evitojmë përmbytjet në Fier (VIDEO)

Forcat e Armatosura dhe bashkia Fier po i japin fund përmbytjeve në njësitë administrative Frakull dhe Dërmenas, duke forcuar ndjeshëm argjinaturën e lumit Vjosë, në një gjatësi prej gati 4 km.

Ngritja me mbi 2 metër nga niveli ekzistues i kësaj argjinature, nga fshati Ferras, deri në rrugën nacionale Levan-Tepelenë, afër fshatit Frakull, pritet të përballojë pa problem prurjet e lumit Vjosë gjatë stinës së reshjeve.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier Armando Subashi, deputetët e qarkut, Adelina Rista, Antoneta Dhima, Xhevit Bushaj dhe prefekti Baki Bala, inspektuan nga afër punimet në një pjesë të kësaj argjinature.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga deputetët e qarkut te argjinatura e lumit Vjosa në Fier

Xhaçka e konsideroi si shumë të rëndësishëm këtë investim për parandalimin e përmbytjeve në këtë zonë, si dhe përmendi mbështetjen për pushtetin lokal jo vetëm me mjete e forca, por edhe me buxhet. “Është një punë shumë e madhe dhe ka një përfitim të jashtëzakonshëm për zonën, pasi të gjitha ato dëme që do t’i kishim në rast përmbytjesh, evitohen.

Kemi filluar të mbështesim edhe me buxhet të gjitha këto projekte parandaluese që të mos kemi vetëm adresim të problemeve kur ndodhin emergjencat,  por mundësisht t’i parandalojmë sepse dëmet që na shkaktojnë janë shumë më të mëdha sesa kostot që do kishim pasur në rast se do kishim investuar paraprakisht. Do na keni mbështetje, jo vetëm këtë vit, por edhe vitin tjetër për të finalizuar gjithë sa do na duhet për ta evituar njëherë e mirë problemin e përmbytjeve këtu. “- u shpreh ministrja Xhaçka.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 27/02/2019 10:48

    Turp qe forcat e armatosura i bëjnë skllave. Shpini te burgosurit per kete pune te justifikojne ushqimin, te laren e te veshurit. Mjaft ndenjen duke luajtur bilardo e duke u trashur. Forcat e armatosura nxirini në mbare republiken te patrullojne qe te behet zap mutëria e rrugeve, muteria e pistoletave dhe e vrasjeve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar