Forcat e Armatosura mirëpresin të moshuarit, Xhaçka: Motoja që udhëheq punën e përditshme

Forcat e Armatosura kanë zhvilluar herë pas here takim me me grupmosha të ndryshme dhe ditën e sotme ishin mosha e tretë.

Ministrja Xhaçka ka sjellë video nga takimi i tyre dhe prezantimi me punën e forcave.

“Me komunitetin, për komunitetin është moto që udhëheq në punën e përditshme Forcat e Armatosura. Këtë e dëshmojnë më së miri angazhimet e efektivëve në emergjencat civile por edhe takimet e herëpashershme të zhvilluara me grupmosha të ndryshme”, është shprehur Xhaçka krahas videos.

Komanda Mbështetëse ka pritur një grupi të moshuarish, frekuentus të qendrës sociale "Të qëndrojmë së bashku", ku disa prej tyre kanë qenë pjesë e vetë saj.

“Kam qenë vetë oficer që 36 vjeç dhe personeli ynë janë djem të shkëlqyer”, tha ish-oficeri Telat Mosho.

Gjithashtu ata kanë kujtuar kohët e herëshme kur ishin të rinj dhe shërbenin për vendin.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë