Forcat e Armatosura në
ndihmë të banorëve të përmbytu

Forcat e Armatosura në<br />ndihmë të banorëve të përmbytu
TIRANË - Vijon kontributi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet, kryesisht në jug të vendit.

Sipas të dhënave të fundit , në Qarkun e Vlorës, Komuna Novoselë, Forcat e Armatosura kanë të angazhuar 132 forca, 14 mjete transporti, 2 mjete për  transport personeli, një Qendër Mobile, 3 motorëpompa të mëdha dhe 2 motorëpompa të vogla.

Në fshatrat Aliban, Fitore, Bishan, janë vënë në dispozicion të banorëve të prekur:
1 kamionë me hime
9 kamionë me ndihma
3 kamionë janë ngarkuar dhe janë në dispozicion për t'u shpërndarë.

Gjithashtu,  nga ana e efektivave të FA po punohet për shkarkimin dhe magazinimin e ndihmave të ardhura nga Kosova.

Në Qarkun e Fierit, gjatë ditës së sotme, Forcat e Armatosura kanë të angazhuar 1 mjet për transport materialesh. Ndërsa në fshatin Darëzezë, Fier, me kërkesë të Prefektit të Fierit u nisën tre mjete transporti dhe 37 forca si dhe 10 pako me ushqime.

Po sot, efektivat e Forcave të Armatosura janë angazhuar edhe në zgjidhjen e situatës në rezervuarin e Maskurisë në qytetin e Kavajes, ku 8 polumbare të Forcës Detare janë zhytur dhe kanë identifikuar problematikën në këtë rezervuar. Polumbarët bënë kontrollin e pusetave dhe sistemin e tubacionit të ujëmbledhësit nga brenda rezervuarit.
Ndërkohë që pasi është evidentur problematika, Forcat e Armatosura në bashkëpunim me efektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila i'u përgjigj pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë për ndihmë, bënë  të mundur thithjen e ujit dhe normalizuan situatën në rezervuar. 

ushtaraket

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë