Forcat e Armatosura nisën aksionin për pastrimin e territorit përgjatë rivierës shqiptare, nga Vlora në Ksamil si dhe sensibilizimin e qytetarëve.
 
FA do të jenë deri në fund të sezonit pranë qytetarëve për pastrimin e territorit të bregdetit.
 
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndoqi nga afër punën e efektivëve në terren, ndërsa ndau miqësisht edhe një mesazh, i cili siç ajo tha, duhet t’i shkojë çdo qytetari “Qytetarët duhet ta respektojnë më shumë ambientin, duhet ta respektojnë më shumë njëri – tjetrin, duke hedhur hedhurinat atje ku është e caktuar, duke mos abuzuar me mjedisin, duke mos abuzuar me lokalet, me mbajtjen e rregullit, me ligjin, sepse vetëm në këtë mënyrë ambienti ynë i përbashkët do të jetë një tjetër”, u shpreh ajo.
 
Ky vendim vjen për shkak të një emergjence ambientale e cila është shqetësuese jo vetëm për pushuesit, por edhe një problem për turizmin në Shqipëri.
 
Në aksion do të angazhohen efektivët e KDS (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes), Komandës Mbështetëse, B1K (Batalioni i I Këmbësorisë), B3K (Batalioni III i Këmbësorisë), Shkolla e Trupës në Bunavi etj.

fa pastrimi territorit
fa pastrimi territorit
fa pastrimi territorit
fa pastrimi territorit
 Foto të tjera..


d.b/shqiptarja.com