Si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë Kallashnikov me dy krehra me 60 fishekë.
Policia arrestoi gjithashtu edhe një person tjetër, për përkrahje të autorit të krimit. Veli Nika 29 vjeç, është arrestuar për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” pasi ka ndihmuar shtetasin në kërkim Fadil Ternova duke e transportuar me automjet.
Gjykata e Apelit Tiranë më 16 shtator ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Dibër , e cila e ka dënuar me 9 vite, 10 muaj burg për veprat.penale: "Vrasje me dashje e mbetur” e mbetur ne tentative" dhe “Mbajtje pa leje te armeve luftarake”.
Fadil Ternova është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale dhe konkretisht;
Më datë 09.12.2009, rreth orës 15.30, e ne vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T.i, shtetasi Fadil Ternova ka qëlluar me armë zjarri Pistolet shtetasin V. Sh., i cili ka mbetur i plagosur rendë.
Me date 19.01.2012, rreth orës 12.30, në kuadrin e operacionit të koduar “Pishat”, të organizuar nga ana e Sektorit Për Krimet e Rënda, per kapjen e personit në kerkim Fadil Ternova.
U be arrestimi në flagrancë i tij dhe nga kontrrolli i ushtruan ju gjeten dhe sekuestrua ne cilësinë e proves materiale një Pistoletë, dhe një kreher me tete copë fishek. (Për këtë është dënuar e ka bërë vetëm 8 muaj burg)
Me date 24.11.2012, rreth orës 12.00, është shpallur në kërkim nga ana e Komsiariatit te Policisë Bulqizë për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehte me dashje”.
Me datë 20.04.2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B. pas një shkëmbëmi zjarri shtetasi Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. Sh. dhe ka plagosur rëndë shtetasin V. Sh. si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë shtetasi Fadil Ternova.
Lidhur me këtë ngjarje janë arrestur shtetasit Fadil Ternova, Luan Ternova dhe Vehap Shehu.( Për këtë ngjarje ka bërë 2 vjet paraburgim që I është llogaritur 3 vite burg)
Ky shtetas dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda evidentuar në teritorin e Bashkisë Bulqizë dhe po punohet për dokumentimin e tyre.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)