Forcat irakiane çajnë përmes
radhëve të ISIS-it në Tal Afa

Forcat irakiane çajnë përmes<br />radhëve të ISIS-it në Tal Afa
Forcat ushtarake irakiane kanë avancuar drejt qendrës së qytetit Tal Afar, të pushtuar prej Shtetit Islamik, pasi siguruan fillimisht rrethinat.

Sipas një deklarate të Komandës së Bashkuar të Operacioneve të Irakut, pas një ofensive gjashtë-ditore, forcat irakiane çanë vijën e ISIS-it, duke rimarrë lagjet Nida’ dhe Taliaa në pjesën veriore të qytetit Tal Afar dhe duke lëvizur në vijim drejt qendrës.

Gjeneral Brigade Haider Fadhil, i Forcave Speciale të Irakut, tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ofroi mbështetje ajrore, ndërsa forcat irakiane lëvizën drejt qendrës së qytetit.

Ai tha se luftimet me xhihadistët e ISIS-it janë ende duke u zhvilluar.

Thyerja e vijës së ISIS-it vjen vetëm një ditë pasi zëdhënësi i Ushtrisë Amerikane, Ryan Dillon, tha se forcat irakiane patën rrethuar plotësisht luftëtarët e ISIS-it në Tal Afar dhe se xhihadistët po humbisnin.

Qyteti Tal Afar është një ndër bastionet e fundit që ISIS-i kontrollon në Irak. Qyteti ndodhet rreth 150 kilometra larg kufirit me Sirinë./zëriamerikës

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale