Zyrtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se nuk janë në gjendje të çarmatosin Hezbollahun, pasi kjo do të kërkonte pushtimin e gjithë Libanit, duke shtuar se vetëm shteti libanez mund ta çarmatosë këtë grup. Kështu raporton Haaretz, duke shtuar se në ditët në vijim IDF synon t’i paraqesë udhëheqjes politike një propozim për krijimin e një “zone sigurie” në jug të Libanit, që do të shtrihej 2–3 kilometra nga kufiri izraelit.
Sipas planit, në këtë zonë nuk do të ndërtohen baza ushtarake dhe shumica e civilëve që jetojnë në fshatra do të evakuohen për të shmangur përplasjet mes trupave dhe popullsisë civile.
Zyrtarët shtuan se një armëpushim i mundshëm në Iran nuk duhet të lidhet me ndërprerjen e luftimeve në Liban, të cilat pritet të vazhdojnë.
Qëllimi i ushtrisë është të parandalojë kthimin e militantëve të Hezbollahut në fshatrat brenda zonës së sigurisë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Mediat: Rrëzohet në Iran avioni luftarak amerikan F-15, shpëtohet njëri prej pilotëve! Gjatë kërkimeve u godit dhe një helikopter! Një avion i dytë ra pranë Ngushticës së Hormuzit









