RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar (VIDEO)

VLORË- Një aksion blic i forcave speciale RENEA po vijon në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes së 9 gushtit. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se forcat RENEA kanë rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Mësohet se aksioni ka qenë i papritur dhe policia e Vlorës nuk ka qenë fare në dijeni pasi nuk ishte lajmëruar nga RENEA.

Burime bëjnë me dije se po kontrollohet në këtë zonë por dhe në një hotel në Lungomare pasi ka pasur informacion se aty ndodheshin 2 persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.

RENEA ka bllokuar dhe hyrjen në hotel dhe nuk lejon lëvizjen e asnjë makine.

Po kështu një ambulancë është prezente aty.

Foto: E pranishme dhe një ambulancë

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana selita: 10/08/2024 09:35

    Keni dhe kta policet qe parrullojn seliten ,eshte nje barkmadh ezmer koke e kemb bashk me odrineeret. Mbajn nga dy nr cel. Futini nje kontroll blitz

    Përgjigju
  • Balo: 10/08/2024 09:34

    Show mediatik se çunat jan me pushimet e kane korrur barin

    Përgjigju
  • Policia e Vlores: 09/08/2024 23:53

    Kriminelet kapen vetem po te mos ju thuash policise se Vlores. Sepse ata i lajmerojne shoket edhe punedhenesit per cdo veprim daj tyre. Kur do ju hyje njehere dore RENEA policise se Vlores edhe ti burgose te gjithe ata maskarenj qe veshin uniformat e shtetit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?