Forcimi i Lekut, Biznesi: Ulni
normën bazë të interesit

Forcimi i Lekut, Biznesi: Ulni<br /> normën bazë të interesit
TIRANË - Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë, që në një kohë sa më të shpejtë, të rivlerësojë politikën monetare duke ulur normat bazë të interesit për monedhën kombëtare Lek-un.
Në deklaratën për shtyp, kryetari Gjergj Buxhuku deklaron se, parashikimi për një ulje të shpejtë të përsëritur të normës së interesit për Euro-n nga Banka Qëndrore Europiane, - shtimi i prekshëm i depozitave të qytetarëve shqiptare në sistemin bankar të vendit, - qëndrueshmëria e Leku-t sidomos kundrejt monedhës europiane si dhe - norma e inflacionit vjetor përgjithësisht brenda parashikimeve krijojnë kushtet e nevojshme për mundësinë e ndjekjes së një politike monetare kombëtare nxitëse me kahje drejt uljes së normës bazë të interesit të sotëm prej 4.75%.
“Nëse do të merret parasysh edhe niveli relativisht i ulët i shpenzimeve publike të parashikuara në buxhetin e vitit 2012 nxitja e kreditimit nga sektori bankar kthehet në një nga mënyrat e pakta në dispozicion për të shpresuar në arritjen e parashikimeve buxhetore ose t paktën në mbajtjen në vlera pozitive të rritjes ekonomike të vendit në vitin e vështirë 2012”, deklaron Buxhuku.
Kërkesa e mësipërme vjen pas të dhënave nga grupet kryesore të industrive për rënie të përsëritur në 3 tremujorët e parë të vitit 2011 të - treguesit të shitjeve të shoqëruar edhe me - ulje të normës së fitimit të një pjese të madhe të tyre.

BIE NIVELI I KONSUMIT NË SHQIPËRI
Sipas Konfindustria-s, rënia e treguesit të konsumit në një vlerë prej mbi 2% të vërtetuar në pjesën e parë të vitit 2011 shpreh qartë mungesën e likuiditetit në ekonomi shoqëruar edhe rënien e besimit konsumator. “Duke vlerësuar, se niveli relativisht i ulët i jetës së qytetarëve shqiptarë përcakton konsumin e mallrave dhe shërbimeve bazike më të domosdoshme të jetesës çdo rënie e mëtejshme do të prekte ndjeshëm industritë prodhuese vendore të përqëndruar në sektorët e mësipërm, duke rrezikuar hyrjen e ekonomisë në një cikël të mbyllur negativ me pasoja të rënda në qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit, papunësinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë”, shprehet Konfindustria.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’