/ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të shtunën monedha amerikane dollari, shënoi një rënie me 0.19 lekë, kundrejt një dite më parë, duke u këmbyer me 123.21 lekë.
Ndërsa euro forcoi pozitat këtë fund javë me 0.08 lekë dhe u kuotua në vlerën e 139.53 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Përfaqësues të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orjentohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tegun vendas, tregues të cilët monitorohen nga Banka Qendrore.
Gjithsesi theksojnë ato, forcimi i euros është brenda niveleve të pritshme dhe nuk shënon asnjë thellim në kurbën e këmbimit valutor. Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.
