Forcohet lira pasi Erdogan publikon masat kundër dollarit

Forcohet lira pasi Erdogan publikon masat kundër dollarit

Lira turke shënoi një kthesë të madhe të hënën në mbrëmje pasi Presidenti Erdogan prezantoi një sërë hapash që ai tha se do të lehtësojnë barrën e monedhës së goditur rëndë, mbi turqit. Gjithashtu ai u zotua të vazhdojë me një politikë të normave të ulëta të interesit, çka ka çuar në rrëshqitje të monedhës.

Lira, e cila më parë ra me më shumë se 11% kundrejt dollarit, u forcua me rreth 10% pas njoftimit të zotit Erdogan. Rimëkëmbja vjen ndërsa dollari u vu nën presion, për shkak të rënies së vlerës së bonove amerikane thesarit pasojë e një goditjeje ndaj projektligjit të shpenzimeve, të administratës demokrate në Uashington si dhe shqetësimeve për përhapjen e vazhdueshme të variantit të koronavirusit, Omicron. Duke folur pas një takimi me kabinetit qeverisës, zoti Erdogan tha se masat do të siguronin që qytetarët të mos i konvertonin lirat në valutë të huaj gjatë rënies së kësaj monedhe, përfshirë dhe një premtim për garancinë e depozitave.

"Ne po paraqesim një alternativë të re financiare për qytetarët që duan të lehtësojnë shqetësimet e tyre që rrjedhin nga rritja e kursit të këmbimit kur vlerësojnë kursimet e tyre", tha zotit Erdogan.

"Me uljen e normave të interesit, të gjithë do të shohim se si do të fillojë të bjerë inflacioni brenda disa muajsh", tha ai. “Ky vend nuk do të jetë më parajsë për ata që shtojnë paratë e tyre me kamata të larta dhe nuk do të jetë strehë importi”.

Ai u bëri thirrje gjithashtu "të gjithëve atyre me para e qasja në financa" të kontribuojnë në investime dhe premtoi hapa për të ndihmuar eksportuesit dhe pensionistët.

Nxitja që presidenti turk i bën politikës për norma të ulëta interesi që nga shtatori ka shkaktuar krizën më të rëndë të monedhës në Turqi në dy dekada, me rënien e lirës me 35% në 30 ditët e fundit. Ekonomistët e kanë quajtur modelin e tij të normave të ulëta, të pamatur dhe thonë se inflacioni do të rritet përtej 30% vitin e ardhshëm./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s