DETROIT – Kompania amerikane e automjeteve “Ford Motor” i dhuroi 1 milion dollarë dhe një mori makinash për ceremoninë e inaugurimit që do të mbahet më 20 janar, Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Lajmi u njoftua të hënën nga zyrtarët e kësaj kompanie.
Politikat e tarifave dhe mbi automjetet elektrike, të cilat po i shqyrton administrata e re amerikane pritet të kenë ndikim tek prodhuesit e automjeteve në Detroit, siç është kompania Ford, të cilët po përballen me vështirësi për të rritur prodhimin dhe për të shitur automjet elektrike.
Presidenti i zgjedhur republikan Trump ka propozuar tarifa për importet nga Meksika dhe Kanadaja, si dhe heqjen e një takse për veturat elektrike nga e cila përfiton kompania Ford.
Drejtuesi i kompanisë Ford, Jim Farley u tha gazetarëve në fillim të këtij muaji se ai është optimist se zoti Trump do të jetë i hapur për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi këto çështje.
“Duke patur parasysh profilin e Ford-it si punëdhënës dhe rëndësinë që ka për ekonominë dhe prodhimtarinë amerikane, ma do mendja se administrata do të jetë shumë e interesuar për të dëgjuar pikëpamjet tona”, deklaroi drejtori Farley.
Kompanitë tjera të mëdha, siç janë Amazon dhe platforma Meta, po ashtu kanë dhuruar donacione për inaugurimin e zotit Trump.
Presidenti Trump kishte mbledhur 106.7 milionë dollarë për ceremoninë e vitit 2017, duke thyer rekordin.
Presidenti demokrat Joe Biden mblodhi 61.8 milionë dollarë për ceremoninë e tij të inaugurimit në vitin 2021, me kontribute nga kompanitë Pfizer, AT&T dhe Boeing./ VOA
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë
26 Janar, 07:43
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Senati amerikan konfirmon Pete Hegseth si kreun e Pentagonit
25 Janar, 11:15
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
'Groenlanda nuk shitet', zbardhet telefonata e tensionuar mes Donald Trump dhe kryeministres daneze
25 Janar, 07:40
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12