FT/ Inter 4-2 Egnatia (Barella 55', Lautaro 80', 84' (p), Giacomo Stabile 90' / Dwamena 6', Fernando 65' (p) )
ITALI - Interi mundi 4-2 Egnatian në miqësoren e luksit (për tanët), të luajtur në Ferrara të Italisë mbrëmjen e së dielës. Ndeshja pa rrogoazhinasit të kalonin dy herë në avantazh, duke i hapur punë gjigantëve të Italisë. Zikaltërit përmbysën ndeshjen në dhjetë minutat e fundit, me arbitrin Giovanni Ayroldi zemërgjerë që akordoi një penallti të dyshimtë për Interin.
Ndeshja nisi mirë për Egnatian, me rrogozhinasit që shënuan në minutën e gjashtë me Dwamena. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në fraksionin e dytë skuadrat dhuruan spektakël dhe tension. Barella barazoi për 1-1, teksa Fernando kaloi sërish në epërsi rrogozhinasit me penallti dhe me "panenka".
Në të 80 dhe 84 minutë, Lautaro përmbysi gjithçka për 3-2. Një penallti e dyshimtë për zikaltërit shkaktoi tension në fushë mes Lautaros dhe Aleksit. Në fund ishte i riu Stabile që shënoi për 4-2.
Me gjashtë gola dhe një lojë të bukur, Egnatia duket se ka marrë një përvojë që do i shërbejë, duke u përballur denjësisht me një kundërshtar të fortë.
Komenti:
90+4' Mbyllet ndeshja 4-2.
90' Inter 4-2 Egnatia/ Giacomo Stabile, 18-vjeçari i Interit shënon për 4-2.
84' Inter 3-2 Egnatia/ Lautaro i jep epërsinë për herë të parë në këtë ndeshje Interit, me golin nga pika e bardhë e 11 metërshit. Një penallti e "vjedhur" nga sulmuesi, teksa nga pamjet nuk duket asnjë kontakt me mbrojtësin e Egnatias. Tensione në fushë mes Lautaros dhe Aleksit.
80' Inter 2-2 Egnatia/ Lautaro Martinez rikthen barazimin për Interin. Kapiteni i zikaltërve ka shënuar me kokë, duke mposhtur Sherrin në portë.
68' Inter 1-2 Egnatia/ Egnatia merr epërsinë me golin e Fernandos nga penalltia. Gjatë një aksioni, Lautaro ndal me dorë topin që po i drejtohej zonës. Penallti dhe protesta nga zikaltërit. Fernando godet "ëmbël" dhe shtang Sommer me "panenka".
55' Inter 1-1 Egnatia/ Interi barazon Egnatian me golin e Barellas. Një pasim i gjatë nga mesi i fushës është shfrytëzuar bukur nga mesfushori.
46' Nis pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet 0-1 ndeshja e parë.
36' Mkhitaryan godet nga një pozicion ideal, Sherri ndal bukur në portë.
6' Dwamena kalon në avantazh Egnatian.
Formacionet zyrtare:
INTER (3-5-2): 1 Sommer; 36 Darmian, 6 De Vrij, 95 Staves; 2 Dumfries, 23 Barella, 20 Calhanoglu, 22 Mkhitaryan, 32 Dimarco; 10 Lautaro Martinez, 9 Thuram.
EGNATIA (3-5-2): 1 Sherri; 77 Lila, 13 Malota, 19 Xhemajli; 26 Mamolla, 16 Ndreca, 6 Aleksi, 17 Zejnullai, 11 Medeiros; 9 Paulauskas, 7 Dwamena

Interi fitoi 4-2 me Egnatian në një test miqësor të zhvilluar në Itali. Skuadra e Superligës shqiptare bëri paraqitje të mirë, me Alen Sherrin që ishte hero në portë. Gardiani vlerësohet me notën 8.7 dhe Dwamena e Paulauskas 7,0. Te Inter më i miri në fushë dhe njeriu i ndeshjes ishte Lautaro i vlerësuar me notën 9.7, teksa shënoi dopietë.
FT/ Inter 4-2 Egnatia (Barella 55', Lautaro 80', 84' (p), Giacomo Stabile 90' / Dwamena 6', Fernando 65' (p) )
Notat
84' Inter 3-2 Egnatia/ Lautaro i jep epërsinë për herë të parë në këtë ndeshje Interit, me golin nga pika e bardhë e 11 metërshit. Një penallti e "vjedhur" nga sulmuesi, teksa nga pamjet nuk duket asnjë kontakt me mbrojtësin e Egnatias. Tensione në fushë mes Lautaros dhe Aleksit.
80' Inter 2-2 Egnatia/ Lautaro Martinez rikthen barazimin për Interin. Kapiteni i zikaltërve ka shënuar me kokë, duke mposhtur Sherrin në portë.

68' Inter 1-2 Egnatia/ Egnatia merr epërsinë me golin e Fernandos nga penalltia. Gjatë një aksioni, Lautaro ndal me dorë topin që po i drejtohej zonës. Penallti dhe protesta nga zikaltërit. Fernando godet "ëmbël" dhe shtang Sommer me "panenka".

55' Inter 1-1 Egnatia/ Interi barazon Egnatian me golin e Barellas. Një pasim i gjatë nga mesi i fushës është shfrytëzuar bukur nga mesfushori.

6' Inter 0-1 Egnatia/ Dwamena zhbllokon ndeshjen dhe shënon për Egnatian. Rrogozhinasit i shënojnë Interit.
-
Turp I madh ajo penallti,dhe nje femije e kupton qe nuk ishte. Respekte per egnatia luajti si e barabarte me nje ekip qe hedh qindra miliona euro per lojtare si Lautario qe kercen si legen per nje penallti ne ndeshje miqesore.
Përgjigju -
Bravo,vertet humbet,por ishte nje humbje dinjitoze 4-2.Kush e mendonte se nje dite Rrogozhina e vogel (Egnatia),nje nga Hirushet e futbollit shqiptar, te arrinte ato maja te futbollit shqiptar,per te mos folur te sfidonte Interin!
Përgjigju -
Bravo Egnatia, nje paraqitje tejet dinjitoze ndaj nje gjigandi europian!
Përgjigju -
E bene nje bixhoz te vogel 2-1 me pjese, se kan harxhu shume leke neper plazhe cunat
Përgjigju -
Bravo rrogozina nona jeni
Përgjigju











Komente
Komento