Formacionet zyrtare/ Reja ‘mban fjalën’! Kundër Lituanisë 3 ndryshime, nga minuta e parë një debutues

Ashtu siç pritej Edy Reja ka bërë disa ndryshime në formacion në ndeshjen me Lituaninë në krahasim me sfidën e tre ditëve më parë kur kombëtarja luajti në transfertën e Bjellorusisë.

Vendin e Frederik Veselit e ka zënë Ena Mihaj, në mesfushë Bare është zëvëndësuar me Qazim Laçin që debuton sonte me kombëtaren, ndërsa në sulm trajneri italian ka zgjedhur një ndryshim kokë me kokë mes Balajt dhe Sadikut.

Ndeshja me Lituaninë do të luhet në 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’.

Shqipëria: Trajneri: Edy Reja. Formacion: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Abrashi, Laçi, Gjasula, Trashi, Sadiku, Manaj.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tensionet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi i hedh dosjen me letra Veliajt, përplaset fizikisht me Halit Valterin

Tensionet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi i hedh dosjen me letra Veliajt, përplaset fizikisht me Halit Valterin