Nuk ka fitues në Kazakistan, Kombëtares nuk i mjaftojnë rastet e pastra

Rastet më të mira për të shënuar nuk i kanë mjaftuar kombëtares për të dalë me pikë të plota nga transferta e Kazakistanit, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. 90 minutat në Almaty kanë përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

 

Skuadra e Edy Reja-s, që në këtë ndeshje zbriti në fushë me tre debutues, me Kumbullën, Kallakun dhe Brojën, në pjesën e parë bëri pak për të kaluar në avantazh. Për t’u veçuar ishte një tranversë në fillimin e lojës, për të cilën më shumë meritë patën futbollistët e Kazakistanit të cilët rrezikuan autogol.

Ndërkohë në pjesën e dytë pati një panoramë tjetër. Kuqezinjtë u përpoqën më shumë për të shkuar në portën e Kazakistanit dhe për rrjedhojë iu afruan shumë golit me Brojën, parabolën e të cilët mbrojtësit e ndalën në metrën e fundit. Pak para vërshëllimës së kohës së rregullt, Seferi i futur si zëvendësues, shpërdoroi një rast të shkëlqyer për të realizuar.

Në fund ajo që vlen është vetëm 1 pikë, të cilën trajneri Reja e kërkoi me ngulm para sfidës. Tashmë pas 3 ndeshjes kuqezinjtë gjendjen në kuotën e katër pikëve. Sfida e ardhshme e Kombëtares është me 14 tetor kundër Lituanisë po në transfertë, që pritet të vendosë shumë për fatet e grupit.

Formacionet

Siç dihet që prej ardhjes së tij trajneri Reja zbret në fushë me skemën 3-5-2 ku në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha, në mungesë të Strakoshës i dëmtuar.

Ndërkohë në mbrojtje Marash Kumbulla debuton për herë të parë si titullarë, ndërsa në mbështetje të tij do të jenë Veseli dhe Gjimshiti. Në mesfushë nga krahët do të jenë Lorenc Trashi dhe Kastriot Dermaku, ndërsa në qendër Bare, Abrashi dhe Kallaku, me këtë të fundit që gjithashtu debuton për herë të parë.

Sa i përket sulmit Rei Manaj do të mbeshtet nga Armando Broja, një tjetër debutues nga minuta e parë.

Në dy ndeshje kundër Kazakistanit, të dyja për kualifikueset e Botërorit 2006, Shqipëria ka marrë po dy fitore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Rastet për gola në fund të ndeshjes nuk mjaftojnë, Kombëtarja ndan pikët me Kazakistanin

90+3' Pëfundon takimi në Kazakistan me rezultatin e bardhë 0-0.

Ora 16:23
Shqipëria më këmbëngulëse në pjesën e dytë, por ka konfuzion në metrat e fundit

64’ Shqipëria është këmbëngulëse në pjesën e dytë për të zhbllokuar sfidën, por deri më tani ka mjaft konfuzion në metrat e fundit

Ora 15:48
Mbyllet pjesa e parë e Kazakistan-Shqipëri, një tranversë dhe asnjë gol

45+1’ Ka përfunduar pjesa e parë e Kazakistani-Shqipëri me rezultatin e bardhë 0-0. Për t’u veçuar tranvsersa në favor të Shqipërisë, por që ishte një gafë e kundërshtarëve.

Ora 15:09
Futbollisti i Kazakistanit pranë autogolit, Shqipërinë e ndal tranversa

8' Si rrjedhojë e një goditje këndi Shqipëria ka shkuar shumë pranë golit, pasi një futbollist i Kazakistanit ka rrezikuar autogolin duke goditur tranvsersën. Gjithsesi rezultati vijon të jetë 0-0.

Ora 15:00
Nis ndeshja me Kazakistanin, Kombëtarja kërkon fitoren për të lënë pas zhgënjimin me Lituaninë

1’ Ka nisur në Kazakistan ndeshja e Kombëtares për Ligën e Kombeve, me shpresën te fitorja që do na mbante si favoritët e grupit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik