Formacioni/ Bajrami si lojtar i lirë dhe mbrojtje ndryshe, Sylvinho ideon titullarët anti-Ukrainë

Formacioni/ Bajrami si lojtar i lirë dhe mbrojtje ndryshe, Sylvinho ideon titullarët anti-Ukrainë

Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan më 7 dhe 10 shtator dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve. Kundër Ukrainës në Pragë dhe Gjeorgjisë në Tiranë, kuqezinjtë kërkojnë pikë në një event që u jep mundësinë për të qenë më pranë Kupës së Botës.

Trajneri Sylvinho do duhet të bëjë pa Ajetin, Brojën dhe Gjimshitin të dëmtuar, ndërsa qendra e mbrojtjes ndryshon nga ajo e Evropianit. Tanimë tanët janë në Pragë dhe po përgatisin detajet e fundit në lidhje me duelin kundër Ukrainës, i cili luhet nesër në 20:45 në fushë neutrale.

Sylvinho doli sot para medieve, teksa nuk dha asnjë ide për emrat, por cilësoi se formacioni do i përshtatet kundërshtarit.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: (4-3-3) Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Manaj

VIDEO: Stërvitja zyrtare e Kombëtares para ndeshjes kundër Ukrainës në Pragë

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?