Formacioni/ Dy variantet si luan Kombëtarja në Euro 2024, sakrifikohet Taulant Seferi

Formacioni/ Dy variantet si luan Kombëtarja në Euro 2024, sakrifikohet Taulant Seferi

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit duket se është gati për në Euro 2024. Të ndodhur në Grupin B, kuqezinjtë kanë përballë Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, teksa e nisin këtë rrugëtim më 15 qershor kundër "Të kaltërve" të Spallettit.

Tanimë Sylvinho duket se ka në mendje edhe formacionin që do përballet me Italinë, teksa vendosja dhe emrat nuk do ndryshojnë shumë nga duelet e fundit. Varianti i parë parasheh një vendosje 4-3-3 me Bajramin pas sulmit, në formën e një lojtari të lirë.

Ndërkohë në variantin e dytë, Bajrami merr një rol në krahun e majtë të sulmit, teksa formcohet mesi i fushës. Në variantin e dytë, që mund të ndryshohet edhe brenda ndeshjes, i sakrifikuari është Taulant Seferi.

Tej emrave dhe balotazhit në disa pozicione, skema fikse e Sylvinhos do jetë 4-3-3, e ndryshueshme në bazë të kundërshtarëve dhe rezultatit.

Formacioni i mundshëm i Kombëtares:

Varianti 1 (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ismajli (Ajeti), Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Asani, Seferi, Broja

Varianti 2 (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Broja

Ndeshjet e Kombëtares në Grupin B të Euro 2024:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë