FORMACIONI/ Qazim Laçi shqetëson Sylvinhon, 7 lojtarë zhvillojnë stërvitje të diferencuar! Braziliani 'skicon' Kombëtaren

FORMACIONI/ Qazim Laçi shqetëson Sylvinhon, 7 lojtarë zhvillojnë stërvitje të diferencuar! Braziliani 'skicon' Kombëtaren

Stërvitja e fundit e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për grupin E të Europianit 2023. Në 7 shtator kuqezinjtë do luajnë në "Fortuna Arena" të Pragës kundër Çekisë (20:45) kryesuese të grupit, ndërsa në datën 10 tanët presin në Tiranë skuadrën e Polonisë.

Pasditen e djeshme kuqezinjtë të udhëhequr nga trajneri Sylvinho kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në përgatitje të dy dueleve, teksa shqetëson gjendja e Qazim Laçit. Për shkak të një viroze, lojtari është lënë në hotel për mos rrezikuar.

Gjithashtu edhe shtatë lojtarët që luajtën të diel me klubet e tyre dhe u bashkuan paraditen e djeshme me ekipin, janë lënë të stërviten të diferencuar për mos u ngarkuar fizikisht. Praktikisht, Ylber Ramadani, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Arbnor Muja, Ernest Muçi, Elseid Hysaj dhe Elhan Kastrati kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar mes palestrës dhe ushtrimeve fizike në fushë pa top.

Për grupin E kualifikues të Euro 2024, Çekia me shtatë pikë mban vendin e parë pas tre ndeshjeve, ndjekur nga Shqipëria me gjashtë pikë dhe Moldavia me pesë pikë (një ndeshje më shumë). Polonia mban vendin e katërt me tre pikë dhe Ishujt Faroe në fund me një pikë.

Sa i takon rreshtimit në fushë, Sylvinho pritet të luajë me skemën 4-3-3, ndërsa balotazh ka në mbrojtje dhe mesin e fushës. Berisha pritet në portë, ndërsa Balliu, Hysaj dhe Gjimshitit duken të paprekshëm në prapavijë. Mesi i fushës është ai që i shkakton telashe brazilianit të stolit, me emrat dhe cilësinë që nuk mungon. Në mëdyshje Asllani i Interit për shkak të minutazhit, ndërsa sulmi duket se nuk do ndryshojë. Për t'u parë edhe ambientimi i dy risive të Kombëtares, Muja dhe Daku, që kërkojnë shanset përballë çekëve në transfertë.

Duke marrë në konsideratë faktin se kuqezinjtë në vetëm tre ditë do luajnë dy ndeshje, trajneri duket i kujdesshëm për t'i përshtatur çdo kundërshtari lojtarët e duhur, duke nisur se të dyja skuadrat, si Çekia dhe Polonia janë fizike dhe shtatëlarta.

Formacioni i mundshëm kundër Çekisë:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Balliu, Ismajli (Ajeti), Gjimshiti, Hysaj; Bare, Ramadani, Bajrami (Gjasula);  Asani, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën