Formalizimi i ekonomisë dhe kreditë e këqija, dy sfidat kryesore
TIRANË, 15 Qershor/ATSH/- Trajtimi i kredive të këqija të krijuara në këto 10 vite dhe formalizimi janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet sot ekonomia shqiptare. Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, sfida që ka ekonomia për të tërhequr para në ekonomi është sfidë e vërtetë, edhe pse […]
/ATSH/- Trajtimi i kredive të këqija të krijuara në këto 10 vite dhe formalizimi janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet sot ekonomia shqiptare.
Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, sfida që ka ekonomia për të tërhequr para në ekonomi është sfidë e vërtetë, edhe pse kredia mezi po rritet me ritme të pakënaqshme, vetëm 2.3%.
Sipas tij, sfida e dytë është formalizimi i mëtejshëm i ekonomisë, në mënyrë që qytetarët, sipërmarrja, ekonomia, buxheti i shtetit, të përfitojnë atë që regjistrohet dhe ajo që regjistrohet të rritet çdo vit.
Në përgjithësi, reformat ekonomike që nisi qeveria para 18 muajsh po reflektojnë arritje konkrete. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, është shprehur së fundi se "vetëm në sektorin jobujqësor janë krijuar 106,121 vende të reja pune. Gjatë vitit 2014 numërohen 948 kompani të reja të huaja në Shqipëri, ose 30% më shumë, ndërsa u regjistruan 16.731 kompani të reja".
Eksportet 5-mujore sivjet, krahasuar me një vit më parë, janë rritur 11.9%, ku vetëm eksportet që gjenerojnë vlerë të shtuar 100% në Shqipëri, janë rritur 14%.
"Investimet e huaja në tremujorin e parë me burim të certifikuar Bankën e Shqipërisë, kanë shkuar në 258 milionë euro. Një kërcim, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prej 90 milionë euro, gjë që konfirmon kthesën e madhe që ka marrë ekonomia", shprehet Ahmetaj.
Reforma, duke vendosur taksën progresive ka dhënë efektin e vet, pasi është rritur me 2 mijë numri i deklaruesve që marrin mbi 1 milionë lekë të vjetra pagë dhe nga 6.800 vetë që ishin më parë, ka arritur në 8.600 deklarues.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
17.9%
-
Ndoshta
11.8%
Vota total: 1781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)
23 Korrik, 16:08
-
Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Kurti: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre
23 Korrik, 16:04
-
Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie
23 Korrik, 16:00
-
'Vizita' e teatrit Migjeni hap siparin e 'Prizren Fest'! Morina: Në festival dhe Spanja, vend që s'ka njohur pavarësinë e Kosovës
23 Korrik, 15:52
-
Certifikohen 55 udhërrëfyes të rinj, Kumbaro: Një armatë e re profesionesh në tregun e turizmit
23 Korrik, 15:52
-
Telashe për FIFA-n, paditen nga Ligat dhe Sindikatat e Futbollistëve: Abuzim i pozicionit dominues
23 Korrik, 15:51
-
Rrezatimi i diellit, çfarë rreziku sjell për lëkurën, shikimin dhe jetën! Si të mbroheni
23 Korrik, 15:49
-
Netanyahu në Uashington në mes të paqartësive politike në SHBA
23 Korrik, 15:34
-
Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit
23 Korrik, 15:22
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
Plagosja e 3 të afërmve nga djali i pronarit të ‘Lajthizës’ gjatë një feste, në pranga 2 persona: E ndihmuan të fshihte armën
23 Korrik, 14:41
-
Dimal, ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, në hetim nëna
23 Korrik, 14:24