Departamenti i Administratës Publike ka njoftuar të gjithë aplikantët se ka zgjatur oraret e sporteleve që nevojiten për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit.

"Departamenti i Administratës Publike, në permbushje të detyrimit ligjor për pranimin e këtyre  formularëve, ka marrë të gjitha masat për t’u krijuar lehtësitë e duhura subjekteve që mbartin detyrimin për vetdeklarim.  Për këtë qëllim sportelet e DAP për dorëzimin e vetdeklarimit do të jenë të hapura jashtë orarit zyrtar të punës:
 
Në datën 2 maj në orarin 09:00 – 14:00
Në datat 3 dhe 4 maj në orarin 08:00 – 18:00. 

Prane Deparmatentit të Administratës Publike duhet të dorëzojnë formularin vetdeklarues këto subjekte:
Të gjithë punonjësit pjesë e Shërbimit Civil në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavaruara dhe njësitë e qeverisjes vendore;
Punonjesit e trupit të shërbimit të jashtëm;

Drejtuesit e çdo niveli (nga përgjegjësi i sektorit/zyres tek drejtori i drejtorisë, etj.) në të gjitha institucionet që nuk janë pjesë e shërbimit civil. 

DAP përsërit ftesën për të gjithë nëpunësit që janë subjekt i ligjit të lartpërmendur që të nxitojnë me dorëzimin e formularëve të vetdeklarimit, pasi mos plotesimi i kësaj kërkese të ligjit do të çojë në largimin e tyre të menjëhershëm nga detyra.

Në datën 4 maj 2016 mbyllet afati i përcaktuar me ligj për dorëzimin e formularëve të vetdeklarimit në funksion të ligjit "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike".

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)