Formularët e vetëdeklarimit, Këshilli
i mandateve mblidhet sot në 19:00 

Formularët e vetëdeklarimit, Këshilli<br />i mandateve mblidhet sot në 19:00 
TIRANË - Mazhoranca dhe opozita po vijojnë bisedimet intensive për përfundimin e akteve nënligjore për dekriminalizimin. Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi, dy negociatorët e kampeve politike qw nga dje në mesditë po vijojnë sërish bisedimet. Burime për Shqiptarja.com nga Kuvendi bëjnë me dije se PD ka këmbëngulur që të përfshihen menjëherë amendimet e saj të bërë për rastin “Prenga” dhe në këtë kontekst të përshpejtohet votimi në seancë.

Po ashtu, formulari i propozuar nga PD ka qenë pjesë e shqyrtimit, por Partia Socialiste ka pasur kërkesat e saj sa u takon akteve nënligjore. Megjithatë, duket se dy forcat politike më të mëdha në vend, do të shkojnë në seancë plenare me dy variante formularësh të vetëdeklarimit, pasi mësohet se nuk kanë rënë dakord për një variant të përbashkët. 

Për këtë cështje, pritet që sot në orën 19.00 të mblidhet Keshilli i Rregullores dhe Mandateve, me qëllim gjetjen e një variant të pranueshëm për të dyja palët.

Mazhoranca nuk pranon amendimet e PD-së, menjëherë sapo u miratua ligji, teksa ka shprehur vullnetin e përshpejtimit të punës për procesin e miratimeve të akteve nënligjore. Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet ditën e enjte para seancës plenare për të marrë në shqyrtim kërkesat e palëve dhe për t’u shprehur mbi to.

PD kërkon futjen e saj në rendin e ditës, por paraprakisht kjo nuk është pranuar nga PS. Pritet vendimi që do të marrë Konferenca e Kryetarëve, në kushtet kur opozita është angazhuar për të bllokuar seancën plenare, dhe moslejimi i votimit të tyre, mund të përbëjë një kauzë për Partinë Demokratike. Partia Demokratike depozitoi javën e shkuar në Kuvend dy iniciativa ligjore për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore parlamentare. Propozimi për dekriminalizimin, parashikon përjashtimin nga politika për funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit.

Taulant Balla, i quajti këto propozime për ndryshime në ligjin për dekriminalizimin, si “ndërtime pa leje në Kamëz”.  Edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha dje gjatë konferencës për shtyp, se po negociohej mes palëve. “Unë besoj që opozita ka nevojë për argumente, më shumë dhe për qetësi më shumë që t’i dëgjohet fjala më shumë. Sa i takon vezëve, mendoj se është një formë e rëndomtë e komunikimit dhe e luftës politike, dhe shpresoj që të ketë qenë hera e fundit seanca e ditës së enjte, pasi unë besoj se qytetarët tanë kanë nevojë të na shohin duke punuar së bashku për këto çështje që janë më të rëndësishme.

Ka opozita disa shqetësime, disa mendime të saja, ato janë në axhendën tonë, përfshirë edhe zbatimin e detyrimeve të Kuvendit për dekriminalizimin, për të cilën presim diskutimin e z. Bylykbashi dhe z. Balla sot (dje)”-tha Meta.  Ai shtoi, se nëse ka pretendime për çështje të tjera të caktuara, do t’i vendosim në rendin e ditës sipas rregullores, por Kuvendi nuk mund të funksionojë me ultimatum.

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot